Pesha që mbi Serbinë sipas një draft dokumenti nga Brukseli
Bashkimi Evropian planifikon të detyrojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të përafrohen me politikën e saj të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, sipas një draft-deklarate që duhet të miratohet në fund të samitit BE-Ballkani Perëndimor javën e ardhshme.
“Ne përgëzojmë partnerët në Ballkanin Perëndimor të cilët tashmë tregojnë përkushtim strategjik duke u përafruar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe inkurajojmë ata që nuk e kanë bërë këtë të ndjekin shembullin e tyre”, thuhet në draft dokument, shkruan portali i Brukselit Politico.
Deklarata e propozuar thekson “rëndësinë e zbatimit të përmirësuar të masave kufizuese dhe parandalimin e anashkalimit të tyre”.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu të thirrura të forcojnë sigurinë kibernetike, ndër të tjera, duke siguruar “vendosjen e sigurt të rrjeteve 5G përmes aplikimit gjithëpërfshirës të Udhëzuesit të BE-së për sigurinë e teknologjisë 5G”.
Probleme në Serbi për shkak të Huawei
Kjo paketë parashikon përjashtimin ose kufizimin e përdorimit të pajisjeve nga kompanitë kineze Huawei dhe ZTE.
Kjo mund të jetë problematike për Serbinë, shkruan Politico, sepse Huawei hapi një Qendër për Inovacion dhe Zhvillim Dixhital në Beograd, dhe Huawei dhe Telekom Serbia së fundi nënshkruan një marrëveshje për modernizimin e rrjetit fiks.
Sipas draft dokumentit, BE do të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet mbrojtëse të rajonit, përmes iniciativave të tilla si Instrumenti Evropian i Paqes, si dhe ka filluar të punojë me vendet e Ballkanit Perëndimor për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, si dhe Dezinformata ruse, sipas portalit të Brukselit.
Samiti BE – Ballkani Perëndimor do të mbahet më 13 dhjetor, një ditë para samitit të Këshillit Evropian, ku një nga temat do të jetë zgjerimi i BE-së. /tesheshi.com/