1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Më i madh se çdo gjë

Më të lexuarat

 

Vellau im dhe motra ime, a di se sa here në ditë e përsërit apo e dëgjon fjalën: “ALL-LLAHU EKBER”?

 

Në dy reqatet e sabahut këtë fjalë e përsëritë 10 herë, në namazin e akshamit, në 3 reqatet e saja 16 herë, dhe në çdo reqat të drekës, ikindisë dhe jacisë e përsëritë 22 herë. Po qe se i mbledh të gjitha në pesë namazet e falura, ato bëjnë 92 herë, edhe ate vetëm në namazet e caktuara (farz), ngase po numërojmë edhe reqatet e vitrit dhe sunnetet, atëherë numri arrinë në 200.

 

Po qe se vepron sipas sunnetit të Dërguarit të All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], atëherë pas çdo namazi ti thua 33 herë All-llahu ekber, apo 165 tekbire në ditë. Kështu numri i fjalës së përsëritur në ditë arrin 350 herë. Po qe se vazhdojmë të numërojmë edhe 30 tekbiret të cilat për çdo ditë i dëgjojmë nëpër ezanet e xhamive si dhe 20 tekbiret në çdo ikamet të namazeve, atëherë fjala All-llahu ekber, të cilën e thua apo e dëgjon, ngel e përsëritur më se 400 herë për çdo ditë.

 

A vëren Vellau im dhe motra ime?- më shumë se 400 herë për çdo ditë, gjuha jote e thotë dhe veshi yt e dëgjon fjalën: “All-llahu ekber”.

 

Andaj, pas gjithë kësaj përse brengosesh, apo frikohesh, përse ndjen shqetësim dhe dobësohesh?

 

Si frikësohesh nga njeriu, sa do që të jetë i fuqishëm ai kur e di se All-llahu i Madhëruar është më i Fuqishmi dhe më i Madhi?!

 

Si frikësohesh nga fatëkeqësia që të godet, kur t’i beson se All-llahu [subhanehu ve teala] është më i madh dhe më i fuqishëm se fatëkeqësitë që të kanë goditur, dhe se vetëm Ai posedon fuqi që t’i largojë nga ti fatëkeqësitë e tilla?!

 

Përse brengosesh për shkak të shqetësimeve, kur e di se All-llahu [subhanehu ve teala] është më i madh se të gjitha shqetësimet dhe brengat e dynjasë?!

 

Si dobësohesh, kur ti je i/e bindur se vetëm All-llahu [subhanehu ve teala] është më i madh se çdo gjë dhe më i fuqishëm se çdo fuqi?!

 

Si dështon, kur ti je i/e bindur se vetëm All-llahu [subhanehu ve teala] është Ai i cili ndihmon?!

 

Vëllau im dhe motra ime, përkujto se ti gjithmonë, e përsërit apo e dëgjon fjalën “All-llahu ekber”, se Ai është më i madh se çdo gjë, më i fuqishëm se çdo fuqi dhe më i mëshirshëm se çdo mëshirë.

 

“Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac. Përveç atyre që falen. Të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.” (El-mearixh:19-23).

 

Ata janë ata, të cilët në namazin e tyre janë të rregullt në lidhje të përhershme me All-llahun e tyre, të qetë dhe të sigurtë se janë të mbështetur në Te, të qetë se janë të drejtuar vetëm kah Ai dhe të kënaqur kur janë para duarve të Tij.

 

Vellau im dhe motra ime, sa të kënaqur dhe të gëzuar do të jeni me imanin tuaj, sa të lumtur do të jeni me namazin tuaj.


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit