-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Me hekurudhën Baku-Tbilis-Kars mallrat lindore do të shkojnë më shpejt në Evropë

Më të lexuarat

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan në deklaratën që bëri në Kars tha se projekti për ndërtimin e hekurudhës Baku-Tbilis-Kars ka ardhur në fazën e përfundimit.

Pas dy muajve do të jetë gati hekurudha “Baku-Tbilis-Kars”, një projekt që ndiqet me interes nga bota.

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan në deklaratën që bëri në Kars tha se projekti për ndërtimin e hekurudhës Baku-Tbilis-Kars ka ardhur në fazën e përfundimit të tij.

“Duam që brenda dy muajve të përfundojmë punimet ndërtimore, pastaj në periudhën dymujore në vijim të bëjmë testet e nevojshme dhe brenda muajit qershorit të kalojmë përmes projektit Baku-Tbilis-Kars në administrimin e linjës hekurudhore me lokomotiva me naftë”, u shpreh ministri Arslan.

Ky projekt,- vijoi ministri,- nuk është një projekt i rëndësishëm vetëm për Turqinë, por për të gjitha vendet e botës që duan të bëjnë tregti përmes Turqisë.

“Ngarkesat që do të vijnë nga Kina, Kazakistani, Turkmenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia përmes vendit tonë (Turqisë) do të kenë mundësi të shkojnë deri në Evropë”,- nënvizoi Arslan.

Një produkt që niset nga Kina drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE) apo drejt tregjeve botërore me rrugë detare mund të mbërrijë në destinacion në një kohë që ndryshon nga 45 deri në 60 ditë. Po ashtu, edhe Rusia, një produkt që shkon këtu nëpërmjet korridorit verior, mund të mbërrijë në adresë në një kohë më të gjatë se një muaj”,- tërhoqi vëmendjen ministri Ahmet Arslan, ndërsa shtoi se hekurudha Baku-Tbilis-Kars do të reduktojë humbjet në kohë dhe kosto.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit