-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shkrim nga Hoxhë Florian Leli mbi dilemat filozofike të kota të Blerim Latifit

Më të lexuarat

ME FILOZOFI MBETESH PA PULË

Një djalosh i ri, kishte marrë rrugën e kurbetit për të mësuar e për t’u bërë doktor. Kështu i kishte thënë të atit, para se të nisej për rrugë të largët.

– Kur të vijë im bir ndryshe do të jenë punët. Kur të vijë im bir falas do t’i keni vizitat e para. – u thoshte plaku zemërmirë banorëve të fshatit sa herë shihte ndonjë të sëmurë.

Vitet kalonin dhe plaku priste me padurim kthimin e djalit. Më në fund erdhi edhe dita e shumëpritur. Karta nga larg i solli sihariqin e madh; djali do të kthehej me diplomë në xhep, i mbushur me dije kokë e këmbë.

E priti djalin krahëhapur, e shtrëngoi me mall e dashuri. Nuk iu durua pa i treguar që filan kushuri vuante nga diabeti e fistek komshi kishte gurë në veshka. Por! Çfarë trishtimi! Plakut sa nuk iu prenë këmbët kur morri vesh që djali i tij ishte doktor në shkenca filozofike. Ai nuk ishte as mjek dhe as merrte vesh fare nga mjekësia.

Fillozof! Po ç’janë këto shkenca fillozofike more bir! Po unë u kam premtuar njerëzve more … – i thoshte plaku me zë të mekur e fytyrë të ikur.

Në darkë, e mblodhi veten disi dhe u ul të çmallej me të birin. E ëma, që fluturonte nga gëzimi, u vuri një alamet pule përpara për të ngrënë.

– Pa më thuaj o bir, ç’është kjo fillozofia? – i tha i ati.

– Filozofia baba, është një shkencë fisnike.

– Ashtu, ë! Po çfarë bën kjo fillozofia?

– Ja baba! E shikon këtë pulën?

– Po, e shikoj.

– Unë me filozofinë time të mbush mendjen që kjo pula, nuk është një pulë, po dy pula. – i tha i biri me sy që i shkëlqenin.

– Po mirë more djalë! E shikon këtë pulë ti?

– Po, e shikoj.

– Këtë pulën që e shikon ti po e ha unë, kurse ti ha atë pulën tjetër, atë të fillozofisë. – ia behu i ati djalit që iu zgurdulluan sytë e iu lidh gjuha dhe të gjitha shkencat filozofike që i kishte mësuar iu shkrinë si kripa në ujë përpara mprehtësisë së një fshatari të thjeshtë. Iku diploma! Humbi filozofia I shkreti baba! Këtë të qajë më parë; a djalin që nuk i kishte dalur mjek apo djalin që i kishte dalur “fillozof” e as për të ruajtur kotecin e pulave nuk bënte!

Unë filozofëve të kohës sime vetëm diçka mund t’u them: mos u mundoni të tjetërsoni realitetin, se do ngeleni pa pula dhe me gisht në gojë!

Kishim shumë për të thënë për këtë foto, në të cilën shfaqet besimtari me qëndresën e besimit. Mbase filozofët nuk i kanë parë duart e ngritura të këtij babai drejt qiellit përpara varrit të vajzës së tij, të ngritura drejt krijuesit. Mbase nuk e ka parë si e kanë varrosur atë vajzë të qefinosur dhe i kanë falur xhenazen, me shpresë për mëshirën e krijuesit.

Hoxhallarët, apo teologët sipas tyre, nuk kanë çfarë t’u tregojnë njerëzve këtu. Ata nuk janë filozofë. Besimtarët i ndjejnë vetë këto ndjenja, i përjetojnë vetë këto ndjenja. Besimi nuk vjen nga hoxhallarët. Besimi vjen nga vetë zoti i gjithësisë. Të gjithë besimtarët e dinë përse janë në këtë botë dhe për ku janë drejtuar e nisur. E dimë edhe rrugën edhe destinacionin.

Ne besimtarët e dimë mirë cili na e jep jetën e cili na e merr. Ne vdesim me nder dhe përballemi me vdekjen me shehadet. Dimë ta falënderojmë zotin për të mirën që na jep dhe të keqen që na godet. Halli është për ata që hidhen nga ballkonet e shtëpive të mjerë. Jetojë të mjerë dhe vdesin të mjerë. Halli është për filozofët dhe ateistët që kur përballen me një sfidë të jetës, nuk dinë ku të përplasen përveç se në trortuarët e rrugëve, të dëshpëruar, të hallakatur, pa jetë, pa shpresë.

Fotot e këtyre të na qesë filozofi dhe më pas të bëjë analogji! Të mos i tjetërsojë rrethanat për t’i kthyer në favor të tij, se pula nuk bëhet dy dhe kush flet me filozofi mbetet me gisht në gojë.

Të fala filozofisë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit