1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Më falni o popull! – Justinian Topulli

Më të lexuarat

A keni dëgjuar ndonjë nga ish kriminelët e komunizmit të ketë thënë më pas: “Më falni o popull, për krimet që kam bërë ndaj jush dhe e meritoj të më ndëshkoni.”?

Apo kemi dëgjuar të thonë: “E kam për nder ato që kam bërë, se i kam shërbyer atdheut.” Atdheu për ta ishte Partia Komuniste, sigurisht.

Apo kemi dëgjuar të thonë: “Kemi zbatuar ligjin, i kemi shërbyer shtetit. Ashtu ishin ligjet në atë kohë.”

Ne kërkojmë të vëmë drejtësi sot, me reforma, Veting, SPAK e BKH etj., ndërkohë që mbi këtë shtet rëndon barra e mijëra shpirtrave të sakrifikuar për një çmenduri me emrin Komunizëm. Si mund të jetojë në paqe dhe të ketë progres një shtet, në themelet e të cilit lëngon gjaku dhe rënkimet e njerëzve të pafajshëm?!

A nuk e kupton ky shtet, i cilësdo parti qoftë në pushtet, se nga pas i ndjek mallkimi i sa e sa njerëzve të vuajtur, të persekutuar e të vdekur me pa të drejtë?

Dhe mallkimin nuk e largon gjë tjetër, vetëm se drejtësia dhe ndjesa. Nëse njerëzit pa din e pa iman nuk duan ta kuptojnë dhe as ta pranojnë këtë si zgjidhje primare, duke injoruar kështu dimensionin moral dhe shpirtëror të shtetit, atëherë ky vend do t’i vuajë edhe më gjatë pasojat e këtij injorimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit