-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Me çfarë po i kërcënon Trump votuesit hebrenj?

Më të lexuarat

“Nëse i humb këto zgjedhje, ky vend do të pushojë së ekzistuari brenda dy viteve”, tha ish-presidenti kandidat për president

Kandidati republikan për president Donald Trump tha se votuesit hebrenj amerikanë do të jenë pjesërisht fajtorë nëse ai humbet zgjedhjet e 5 nëntorit ndaj zëvendëspresidentes Kamala Harris, kandidates demokrate.

Gjatë fjalimeve në Samitin Kombëtar të Këshillit Izrael-Amerikan në Uashington, ish-presidenti u ankua se ai mbetet pas Harris në mesin e hebrenjve amerikanë.

Izraeli ka të ngjarë të pushojë së ekzistuari brenda dy viteve nëse Harris fitonte zgjedhjet dhe hebrenjtë do të fajësoheshin pjesërisht për atë rezultat, sepse ata priren të votojnë demokratë, argumentoi Trump.

Nëse nuk i fitoj këto zgjedhje – dhe populli hebre do të kishte shumë të bëjë me të nëse kjo ndodh – Izraeli, sipas mendimit tim, do të pushojë së ekzistuari brenda dy viteve”, tha Trump para turmës.

Trump citoi një sondazh që tregonte se Harris kishte 60 për qind të votave mes hebrenjve amerikanë. Ai u ankua gjithashtu se fitoi më pak se 30 për qind të votave në mesin e hebrenjve amerikanë në zgjedhjet e vitit 2016, të cilat i fitoi, dhe në zgjedhjet e 2020, të cilat i humbi nga presidenti demokrat Joe Biden. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit