-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Me biçikletë nga Gjermania drejt Turqisë për të promovuar xhamitë

Më të lexuarat

Keskin kaloi 1.400 kilometra në Gjermani, Austri, Sllovaki, Hungari dhe Bullgari me biçikletë. Ai ka vizituar dhe fotografuar xhamitë në vendet ku ka kaluar dhe i ka shpërndarë këto foto në llogaritë e tij në rrjetet sociale


Habip Keskin është nisur nga Gjermania me biçikletë për në vendlindjen e tij Düzce të Turqisë, ku synon të promovojë xhamitë përmes mediave sociale të cilat i ka vizituar dhe fotografuar në vendet ku ka kaluar.

Keskin, i cili njihet me nofkën “Motoristi i Düzces” me banim në Bad Buchau të Gjermanisë, vendosi të shkonte në vendlindjen e tij me biçikletë.

Pasi përfundoi përgatitjet, ai u largua nga Gjermania më 6 janar. Keskin, i cili preferon veshjet me ngjyra ku mund të shihet në trafik, tërhoqi vëmendjen me flamurin turk dhe mbishkrimin “Düzceli 81” që ka varur në biçikletë.

Keskin, i cili kaloi disa vende evropiane me autobus, kaloi 1.400 kilometra në Gjermani, Austri, Sllovaki, Hungari dhe Bullgari me biçikletë. Ai ka vizituar dhe fotografuar xhamitë në vendet ku ka kaluar dhe i ka shpërndarë këto foto në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Ai ka hyrë në Turqi përmes portës kufitare Kapıkule. Keskin në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se më parë kishte udhëtuar nëpër Turqi me motoçikletë por se këtë herë vendosi të vinte me biçikletë nga Gjermania në qytetin e tij Düzce.

Keskin u shpreh se është i lumtur që ka mbërritur në Turqi. “Zoti na ka bekuar që të vijmë të sigurt në atdheun tonë. Qëllimi im për ardhjen në Turqi është të shoh vlerat tona historike, xhamitë, të mbetura nga osmanët dhe për t’u treguar njerëzve vlerat e kombit tonë”, tha ai.

– “Disa net kam qëndruar në xhami”

Keskin thotë se ka takuar shumë turq në xhamitë që ka vizituar gjatë udhëtimit të tij në Evropë dhe se disa mbrëmje ka qëndruar nëpër xhami.

Ai theksoi se kushtet e pafavorshme të motit nuk e frikësuan atë. Keskin tha se i tejkaloi të gjitha vështirësitë me vendosmërinë e tij për të promovuar xhamitë.

Keskin tha se do të promovojë edhe xhamitë në Turqi. “Destinacioni im do të jetë Düzce, vendlindja ime. Do të vizitoj xhamitë që mund t’i shoh deri në Düzce. Përpiqem t’i fotografoj xhamitë sa më shumë që mundem dhe t’ua tregoj vëllezërve të mi që më ndjekin në rrjetet sociale në Evropë dhe Turqi”, potencoi ai.

Keskin planifikon të mbërrijë në Düzce javën e ardhshme.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit