12.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Më bëj baba të të ngjaj

Më të lexuarat

Nga: Tomas Fridman

Më bëj baba të të ngjaj

Shikimi i Ushtrisë Siriane teksa dërrmon qytetin sirian të Homsit për të vënë poshtë rebelimin kundër regjimit të Presidentit Basher al Asad është me të vërtetë një xhirim i keq i një filmi që e luajti saktësisht 30 vite më parë, Hafizi, babai i Besharit. Unë e di këtë pasi e pashë në origjinal.
Ishte prill i vitit 1982 dhe unë sapo kisha mbërritur si një korrespondent për New York Times-in. Dëgjova shpejt histori të tmerrshme rreth një kryengritje që kishte ndodhur në shkurt në qytetin sirian të Hama-s dhe që ishte udhëhequr nga Vëllazëria Myslimane Siriane. Atje kishte fjalë lart e poshtë (pasi nuk kishte internet apo telefona celularë) që presidenti i atëhershëm Hafiz al Asad kishte shtypur rebelimin me anë të bombardimeve me artileri në të gjitha lagjet e Hama-s, duke vijuar më pas me rrënimin e ndërtesave, ku disa ishin ende me banorë brenda. Këtë maj, mora një vizë për në Siri sapo ishte rihapur Hama. Regjimi sirian po i “inkurajonte” sirianët që të udhëtonin në qytetin e shkatërruar duke reflektuar në domethënien e saj. Kështu që thjesht faturova një taksi dhe shkova.
Ishte e tmerrshme. Zona të tëra ndërtesash, me të vërtetë ishin shkatërruar dhe më pas ishin shtrirë profesionalisht si shembuj, në vende të tëra parkimi në madhësinë e fushave të futbollit. Nëse do shkelmoje tokën, do të mund të ngrije lart copëza të veshjeve, libra të rreckosur dhe këpucë. Amnisty International vlerësoi se atje ishin vrarë më shumë se 20000 njerëz. Nuk kisha parë kurrë një brutalitet të një shkalle të atillë, dhe më vonë kam shkruar një libër, të cilit i vura titullin: “Rregullat e Hama-s”.
Rregullat e qytetit Hama nuk janë aspak rregulla. Ti bën çdo gjë që të mundëson mbajtjen e pushtetit dhe ti nuk mposht thjesht armiqtë tuaj. Ti i bombardon ato në shtëpitë e tyre dhe më pas i bën shembull në mënyrë që fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve të tyre të mos e harrojnë dhe të mos ëndërrojnë kurrë për të të sfiduar ty sërish.
E pra, 30 vite më vonë, fëmijët e atyre fëmijëve sirianë nuk kanë harruar. Ata e kanë humbur frikën e tyre. Megjithatë, këtë herë, nuk ishin vetëm Vëllezërit Myslimanë që u rebeluan në qytet. Tashmë ishin të rinjtë nga e gjithë Siria. Botuesit e “Brezave në pritje; Premtimet e pambajtura të të rinjve në Lindjen e Mesme”, Navtej Dhilon dhe Tarik Jusuf, bëjnë të ditur se në Lindjen e Mesme jetojnë më shumë se 100 milionë individë të moshës nga 15 deri në 29 vjeç nga 67 milion në vitin 1990, dhe akoma më shumë nga ato çka qeveritë e tyre u kanë premtuar atyre, si punësim, mundësi martesash dhe apartamente kanë përbërë thjesht disa zëra që në të ardhmen nuk janë materializuar. Kjo është ajo çka shkaktoi këto kryengritje vullkanike.
Por Siria nuk është Norvegjia. Kërkesa për demokraci nuk është e vetmja dramë e luajtur atje. Siria është gjithashtu një vend tejet i tribalizuar dhe sektesh të ndara. Pakicat e saj Shiite- me prirje Alevite- të udhëhequra nga Asadët dhe në përbërje prej 12% të popullsisë dominojnë qeverinë, ushtrinë dhe shërbimet sekrete. Sunitët – myslimanë arabo-sirianë përbëjnë 75%, kristianët dhe druzët janë 10% dhe të tjerët si kurdët përbëjnë pjesën e mbetur. Ndërsa kryengritja siriane filloi si një shprehje josektare dhe paqësore e dëshirës së të rinjve për tu trajtuar si qytetarë, nga ana tjetër Asadi u kundërpërgjigj me “Rregullat e Hama-s” duke shkaktuar kështu një reagim të dhunshëm. Kjo ka sjellë përhapjen e frikës sektare në të gjitha anët. Tashmë është e vështirë për të përcaktuar se ku mbarojnë aspiratat demokratike të rebeluesve dhe se ku fillojnë aspiratat sektare të dëshirave të papërpunuara të shumicës së Sunive sirianë për të larguar pakicën Alevite.
Si rezultat, shumica e Alevitëve janë mbledhur afër Asadit, ashtu sikurse janë disa Suni veçanërisht në Alepo dhe në kryeqytetin Damask që kanë përfituar nga regjimi i tij. Këto Alevitë dhe Sunitë pro-regjimit duke parë kaosin dhe trazirat e futbollit në Egjipt dhe i thonë vetes së tyre: “Asadi apo kaosi?  Ne do të mbajmë Asadin. Çfarë të bëjmë?
Teorikisht ne do të donim një tranzicion paqësor nga sundimi i një personi si Asadi në një politikë më shumë pluraliste dhe konsensuale. Ne nuk duam një luftë civile në Siri, e cila mund të destabilizojë të gjithë rajonin. Mos harroni: Egjipti zien, Libia zien, Tunizia zien… Siria shpërthen.
Nuk e di se çfarë është e mjaftueshme për të bindur Asadin që të dorëzojë pushtetin ndaj një qeverie të unitetit kombëtar, por e di se çfarë është e nevojshme: Ai ka për të humbur dy nga përkrahësit më të rëndësishëm që mbajnë regjimin e tij. Njëra është mbështetja e Kinës, Iranit dhe Rusisë. Për pasojë, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian si dhe vendet myslimane Arabe kanë nevojë për të mbajtur Moskën, Pekinin dhe Iranin nën apel për mbështetjen ndaj vrasjeve masive të Asadit kundrejt civilëve të armatosur. Kina, Irani dhe Rusia nuk duan t’ia dinë për dënimin e SHBA-ve, por ata mund t’ia dinë për pjesën tjetër të botës.
Mbështetësi tjetër, mund të hiqet vetëm nga vetë sirianët. Ende opozita e përçarë siriane duhet të gjejë një mënyrë për të bashkuar vetveten si edhe të shtrihet drejt Alevitëve, ashtu si edhe drejt kristianëve dhe tregtarëve Suni, dhe të garantojë se interesat e tyre do të jenë të sigurta në Siri, në mënyrë që ato të heqin dorë nga Asadi. Pa këtë, asgjë e mirë nuk do të vijë përveçse këtyre që po ndodhin. Sa më shumë që opozita siriane i tregon vetes, gjithë sirianëve dhe tërë botës se ajo është për krijimin e një Sirie pluraliste- ku çdokush trajtohet si qytetar i barabartë- aq më i dobët do të jetë Asadi dhe aq më shumë do të ketë gjasa që një Siri post-Asad do të ketë shansin për stabilitet dhe njerëzi. Sa më shumë që opozita siriane mbetet e ndarë, aq më i fortë do të jetë Asadi dhe aq më shumë sirianë do të mbërthehen tek ai nga frika e kaosit dhe aq më shumë ai do të largohet me “Rregullat e Hama-s”.
 
 
Perktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit