-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

MD synon rritjen e numrit të prokurorëve për hetimin e krimeve të luftës

Më të lexuarat

Ministria e Drejtësisë e Kosovës (MD) synon që përmes rishikimit të buxhetit që pritet të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës, të sigurojë mjetet financiare për shtimin e numrit të prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesionalë dhe stafit tjetër mbështetës për Departamentin e Krimeve të Luftës në Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Njoftimi u bë pas një takimi të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“Ministria e Drejtësisë është e gatshme që përmes rishikimit të ligjit të buxhetit të ndajë mjete që do të mundësojnë rekrutimin e 4 prokurorëve të rinj, 6 bashkëpunëtorëve profesional dhe 2 pjesëtarë të stafit tjetër mbështetës, përkatësisht përkthyes në Departamentin e Krimeve të Luftës”, thuhet në njoftim.

Ministrja Haxhiu ka theksuar se rritja e kapaciteteve për hetimin e krimeve të luftës është i domosdoshëm pasi shumë shpejtë do të “miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore përmes të cilave mundësohet hetimi por edhe gjykimi në mungesë i kriminelëve të cilët kanë kryer krime lufte”.

Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që ka monitoruar proceset e gjykimeve në rastet e krimeve të luftës, thuhet se deri tani, në Kosovë, për krime të luftës në procese gjyqësore, kanë qenë të përfshirë 111 persona, kurse janë dënuar vetëm 41 prej tyre.

Sipas organizatave joqeveritare që merren me ketë çështje, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës [QKRMT] dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë [FDHK], institucionet e Kosovës ende nuk janë duke e marrë seriozisht trajtimin e krimeve të luftës, sepse mungojnë prokurorët për këtë çështje.

Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 njerëz, shumica dërmuese e të cilëve ishin civilë shqiptarë.

Muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999 kur u vranë 4,082 persona.

Këshilli Prokurorial i Kosovës thotë se aktualisht në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë vetëm katër prokurorë, të cilët janë duke punuar në trajtimin dhe hetimin e rasteve të krimeve të luftës.

Këshilltarja e përhershme ligjore në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, Lana Morton-Owens, në një intervistë për emisionin për sundim të ligjit ‘Iustitia’, thotë se Kosova ka trashëguar rreth 1,000 raste te krimeve të luftës nga UNMIK-u dhe EULEX-i.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit