Transmeton Ebu Davudi nga Abdullah b. Mugaffeli se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“لَوْلَا أَنَّ الْكِلَابَ أُمَّةٌ مِنْ الْأُمَمِ لَأَمَرْتُ بِقَتْلِهَا فَاقْتُلُوا مِنْهَا الْأَسْوَدَ الْبَهِيمَ
Sikur qentë të mos ishin prej krijesave të Allahut (që dëshmojnë madhërinë e Tij), do të urdhëroja mbytjen e tyre. Por jo, mos i mbytni ata, me përjashtim të qenit që i tëri është i zi”.
Rangu i hadithit: Hadithologu i njohur, Muhammed Nasiruddin Albani, në Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 2845, këtë hadith e ka cilësuar autentik.
Komenti: Tijjibiu, në koment të “prej krijesave të Allahut” ka thënë: Kjo aludon në ajetin kur’anor:
“وَمَا مِنْ دَابَّة فِي الْأَرْض وَلَا طَائِر يَطِير بِجَنَاحَيْهِ إِلَّا أُمَم أَمْثَالكُمْ
Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve)…”. ( )
D.t.th.: ata janë të ngjashëm me ju në faktin se dëshmojnë për Krijuesin dhe madhërojnë Atë.
Ka thënë Hitabiu: Kjo d.t.th.: se Muhamedi, alejhi’s selam urreu eliminimin dhe asgjësimin e një grupi krijesash të Allahut ngase nuk ka lloj krijesash e që nuk ka ndonjë urtësi dhe dobi. Nëse çështja është kështu, pra nuk ka arsye për mbytje të tyre, atëherë mbytni vetëm ata që dëmtojnë dhe janë të zi ndërsa të tjerët lini për t’ua ruajtur shtëpitë a pasuritë.
Imam Ahmedi dhe Is’hak Rahavejhi kanë thënë: Ndalohet gjuetia e qenit të zi.
Ndërsa përkitazi me hadithin:
“نَقَصَ مِنْ عَمَله كُلّ يَوْم قِيرَاطَانِ
Për çdo ditë i pakësohen sevapet nga dy kirat(kodër)”. ( )
…Imam Neveviu ka thënë: Dijetarët polemizuan për shkakun e pakësimit të sevapeve. Thanë:
• Për shkak të mos hyrjes së melaikeve në të,
• Për shkak të dëmtimit që iu bëhet kalimtarëve nga qeni.
Ndërsa përputhja e hadithit të Ebu Hurejre dhe atij të Ibni Umerit ku pakësimi i shpërblimit përdoret me një dhe dy kirat, bëhet sipas dallimit të rrethanave dhe vendeve. Ndodhe që pakësimi dy kirat të vleje për ndonjë lloj qensh që dëmton më shumë apo ndodhë që të jetë sipas vendeve. P.sh.: në Mekke e Medinë ku shpërblimet shumëfishohen ndodhë që pakësimi i tyre të behet dyfish derisa në vendet tjera të jete vetëm një kirat. Apo, ndodhe edhe te jetë sipas kohës ngase një herë e përmendi një kirat ndërsa herën tjetër dy kirat.
Burimi: Avnul ma’bud.
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI