11.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Mbyllet protesta e opozitës, Basha i lë takim protestuesve ditën e…

Më të lexuarat

Është mbyllur në orën 15:57 protesta e opozitës përballë kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falenderoi pjesëmarrësit në protestë dhe i la takim ditën e enjte për një protestë tjetër, kësaj radhe përpara Parlamentit.

Sipas tij, qytetarët dhe opozitarët nuk do të ndalen derisa të largojnë Ramën.

“Sot çdo kush e ka parë forcën e qytetarëve të bashkuar, të vendosur për të mos pranuar më një kryeministër dhe qeveri të kapur në vjedhje flagrante. Dua që në emër të opozitës t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë qytetarëve që i dhanë zë revoltës që po e dëgjon gjithë bota. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje do vazhdojë deri në përmbysjen e Ramës. Të enjten në orën 10:00 vijon protesta”, tha Basha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit