Këtë të mërkurë është mbyllur me sukses trajnimi i përbashkët operacional midis Forcave të Armatosura Greke dhe një bombarduesi strategjik të avionëve B-52 të Forcave Ajrore të SHBA-së.
Mediat bëjnë me dije se ky trajnim ka filluar të hënën e 14 qershorit, me pjesëmarrjen, nga pala greke, të një numri avionësh luftarakë F-16.
Siç u njoftua, misionet e Sulmit dhe Mbrojtjes së Aseteve me Vlerë të Lartë u kryen me alternime në rolin e sulmuesit dhe të Forcës së Shoqërimit.
“Shpata Spartane” është një bashkëpunim tjetër trajnues me Forcat e Armatosura të SHBA-së, në kuadër të planit strategjik të GEETHA për azhurnimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të përbashkëta me miq dhe aleatë, ku shkëmbehen përvoja të vlefshme, në misione tepër komplekse, duke maksimizuar përfitimin operacional të ED të vendeve pjesëmarrëse.e.su./abcnews.al