0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mbyllet libraria “NOBEL” në Shkup, Blerim Latifi dhe Latif Mustafa akuzojnë shkupjanët se janë Arab

Më të lexuarat

Para disa ditëve në Shkup është mbyllur libraria “Nobel” ku menagjues i kësaj libraria ishte një person publik me shum komplekse Latif Mustafa, po më e dhimbshme e gjithë kësaj ishte shkrimi i profesorit Blerim Latifi i cili me akuza dhe etiketime edhe një her i ofendoi shqiptarë e shkupit, ku mes tjerash ai tha:

është duke ndodhur një gjamë e madhe kulturore tek shqiptarët e Maqedonisë: ata janë duke u zhvendosur në një univers tjetër kulturor, në të cilin nuk ekziston as interesimi më minimal as për kanonin e vlerave kulturore të Civilizimit perëndimor dhe as për kanonin e kulturës kombëtare shqiptare. Ata janë duke u zhvendosur në universin kulturor të botës arabe. Dhe gjatë kësaj zhvendosje ata janë duke u shndërruar nga një komunitet etnik në një komunitet religjioz.

Ndërsa islamofobinë e Blerimit e aprovoi Latif Mustafa me komentim kështu:

Latif Mustafa
I dashtun prof, të falënderoj nga zemra për këtë përshkrim kaq të përshpirtshëm e plot dhembje. Gjendja është e rëndë por Shkupi s’do mbetet pa librari. Unë e ti, do vazhdojmë ta promovojmë Hegelin në çarshi. Prishtina do vazhdojmë të frymojmë në Shkup.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit