Më 1 shkurt mijëra gra myslimane dhe jo myslimane nga e gjithë bota do të veshin mbulesën për të shënuar atë që është e njohur ndërkombëtarisht si Dita Botërore e Mbulesës (Hixhabit).
Ky aktivitet ka për qëllim të hedhë dritë mbi mbulesën Islame si një e drejtë themelore për gratë myslimane.
Ky aktivitet gjithashtu do të shërbejë si thirrje proteste kundër islamofobisë dhe sulmeve anti-Islame anembanë botës.
Aktivitete të ndryshme mbahen që nga Kanadaja e Amerika deri në Indonezi e Filipine në përreth 100 shtete të ndryshme.
Në foto Deputetja e Durrësit, Esmeralda Shkjau me deputeten kosovare Dude Balja dhe disa mikesha të fesë myslimane duke promovuar vlerar e shamisë. Vetëm deputetet në Maqedoni nuk shënuan këtë ditë.