Kreshnik Osmani
Ka disa dite qe pjesa me e madhe e portaleve dhe e kanaleve televizive po trajtojne me intensitet te larte fenomenin e shamise (mbuleses se kokes tek femrat) i cili ka filluar kohet e fundit te jete nje fenomen çdo dite e me i pranishem ne shoqerine shqiptare. Miq gazetare me kane ftuar sot neper studio televizive ta komentoj debatin respektivisht pro dhe kunder qe po zhvillohet, por per arsye te angazhimeve une nuk kam mundur te jem i pranishem ne studio. Shume shkurtimisht do te perpiqem te jap kendveshtrimin tim ketu.
Si nje personazh qe nuk ka gra e vajza te mbuluara me shami ne familjen e tij por as ne fis jo, mbase nuk me takon te hidhem ne sulm qe ne fillim, ndaj kontestuesve. Por si nje njohes i mire i fushes, gjithashtu si nje njeri qe ka jetuar per nje kohe relativisht te gjate ne Orient dhe vizitues intensiv i Oksidentit e Orientit ndalem ta komentoj kete histori ne disa rrafshe, gjithmone shume shkurt pa dashur te behem i merzitshem me detaje per te cilat askush prej jush nuk eshte i interesuar.
Fillimisht kam deshire te nenvizoj se kontestuesit, jane te ndare ne disa kategori, me te rendesishmet e te cilave jane:
1- Kategoria qe shqetesohet prej shamise sepse kercenon identitetin tone kulturor dhe kombetar.
2- Kategoria e shqetesuar per te drejtat e njeriut dhe te femres.
3- Kategoria qe urren fenë ne pergjithesi dhe muslimanet ne veçanti dhe behet keq prej asaj qe me perbuzje e quajne ferexhe.
4-Kategoria qe e sheh shamine si shprehje dhe simbolike politike dhe si e tille kercenuese per laicitetin e institucioneve te Shtetit dhe orientimin kulturor strategjik te Kombit.
5- Kategoria qe sheh tek mbulesa nje kercenim te hapur te erosit kolektiv qe shperndahet e shkembehet fuqimisht neper rruge, lokale, zyra, restorante, ne shkalle, ne klase, ne ashensor e plazhe publike me llojet e llahtarshme te rripave, tegelave, minifundeve, bikinive, pulpave, takave, buzeve, kofsheve, gjinjve, pafumeve, tantellave, depilimeve, aromave te mistershme, formave te rrumbullaketa, katrore, konike, te fryra, te shfryra, te rritura, te zmadhuara, te zvogeluara, te veshura, te paveshura, te veshura njeçike fare, njeçike me pak se njeçika apo njeçike me shume se ajo.
Te gjitha keto kategori kane fobite e tyre dhe une po perpiqem shume shkurt me shume dashuri t’i sqaroj nje e nga nje. (Edhe pse ky shkrim eshte vetem hyrje e nje libri voluminoz te cilin e kam ne koke por nuk gjej kohe ta shkruaj.)
Le te biem dakord qe ne fillim per termat. Ajo shami qe mbulon floket e femres quhet mbulese dhe çdo perpjekje per ta etiketuar si ferexhe eshte tendencioze dhe i vendos kapakun debatit pa nisur. Pra skualifikon ne nje fare menyre te interesuarin per te marre nje pergjigje.
Shamia (mbulesa) eshte nje obligim hyjnor tek i cili femra muslimane adulte sheh nje ashensor te shpejte dhe te sigurte per t’u ngjitur drejt kenaqesise se Zotit te saj. Eshte simbolika me e larte e shprehjes se dashurise ndaj Krijuesit te saj. Kjo histori dashurie me Krijuesin e saj e nxit ate te sakrifikoje dhe te perjetoje lumturine me te madhe. Nje raport ekstrem dashurie prodhon freski, lumturi, kenaqesi, dashuri, lidhje te forte, bindje, perulje, nenshtrim, intimitet dhe dallge te fuqishme mosbindjeje ndaj gjithçkaje dhe kujtdo qe ua kercenon atyre kete bote. Njerezit qe nuk e njohin metafiziken dhe efektet qe ajo prodhon tek psiko-emocioni e kane te veshtire ta perceptojne diçka te tille por ja qe kjo eshte e vertete dhe ky eshte realitet. Disa kategori fetaresh te cilet perpiqen te duken si liberale, bejne sikur nuk i japin rendesi kesaj pune, per te kapur ndonje “tender nderkombetar” tek ndonje ambasade per ndonje lek apo ndonje pike politike, perpiqen te sajojne histori fetare me bikini, por ju dhe te gjithe njerezimi i njohin keta mashtrues sepse ata stonojne. Femra muslimane, te krishtera dhe hebreje e mbajne kete veshje prej pesemije vjetesh sepse adhurojne Zotin nepermjet saj dhe kaq.
Duhet te biem dakord gjithashtu per nje çeshtje shume te rendesishme. Nje grua e mbuluar nuk eshte domosdoshmerisht me e ndershme se nje grua qe nuk mbulohet. Ajo qe gjeneron nder e virtyt ne shoqeri eshte e ndershme dhe ajo qe gjeneron poshtersi nuk eshte e ndershme, le te mbulohet si te doje. Duhet te dihet gjithashtu se nje grua qe nuk mbulohet sipas dispozitave islame nuk pushon se qeni muslimane.
Shamia nuk eshte simbolike politike klasike, siç mund te jete çdo simbolike tjeter ne boten e politikes, siç jane dy gishtat lart “Victory ” dhe simbolika te tjera qe ndryshojne nga njera parti tek tjetra dhe si e tille nuk mund te trajtohet si simbolike politike. Kultura e Kombit nuk eshte dhe nuk mund te jete statike sepse kjo eshte natyra e kultures. Ajo merr trajten e aplikuesve dhe ushtruesve te anetaresise se Kombit dhe transformohet me transformimin dhe ndikimin e koncepteve te anetaresise se Kombit per kulturen, ritet, zakonet, doket dhe traditen kombetar prej ndikimeve te jashtme. Zhvillimi dhe perceptimi i shoqerive per kulturen dhe zakonet ne kushte globalizmi nuk ka ritme te ngjashme tek popuj dhe kategori te caktuara njerezish dhe si i tille ai duhet mirepritur dhe analizuar pa tendence.
Duke qene se Shqiperia vjen nga nje kulture politike totalitariste gati gjysem shekullore ku njerezit hanin, pinin, visheshin dhe qetheshin te gjithe njelloj, dhe ku njerez te tjere shkonin drejt toges se pushkatimit per nje poezi, eshte shume e veshtire te kuptohet nje mbulese ne koke. Zonja Çuli dhe jo vetem, e cila shfaqet si nje kontestuese e forte ne kete histori, vjen nga nje shkolle e rrepte e mendimit dhe e reçenses. Zonja qe para dyzet viteve gjeti tek poezia e Genc Lekes dhe e Vilson Blloshmit (te dy te pushkatuar prej regjimit komunist) perkatesisht tek çdo gur, dru, peme, lum, qiell, zog dhe cicerime e poezise se tyre nga nje armik, nuk e ka te veshtire te gjeje tek “ferexheja”, nje kamikaze qe cenon rendin demokratik dhe kulturen e zhvilluar oksidentale. Per kete arsye ajo zonje dhe kushdo tjeter qe shfaq shqetesime dhe oshilacione te kesaj natyre kane nevoje per shume dashuri, kujdes e respekt me shpresen qe ta mirekuptojne boten e metafizikes e hyjnores, ndoshta Zoti i perfshin nje dite tek meshira e madhe e Tij, pa u dale shpirti me siklet.
Sa i perket pjese se nderit dhe te erosit, duhet te shpjegoj gjithashtu shkurtimisht:
Mos te guxoje askush te quaje “motrat” me shami te ndershme dhe “motrat” pa shami qe shkojne ne plazh kurva e te perdala, siç kam degjuar njerez te citojne disa pa dashur, te tjere prej injorances, e te tjere paturpesisht. Ato jane motrat dhe nenat tona te shtrenjta te cilat kane perceptime te tjera per nderin, mbulesen dhe lakuriqsine. I duam fort dhe japim shpirtin per to ndersa sa i perket koncepteve per kulturen e veshjes dhe te zhveshjes ky eshte nje dialog qe duhet te zhvillohet natyrshem ne strehen e miqesise, shoqerise, familjes, vellazerise, dashurise dhe nen çatine e Kombit. Une ju kam treguar dhe ju kam thene me pare qe shume femra me shami ne boten islame as e njohin Zotin, por e kane vendosur ate vetem per zakon. Ka prej tyre qe kryejne seks oral e anal per te ruajtur virgjerine dhe kjo nuk ka lidhje as me Zot, as me fe, as me zakon e as me politike. Kjo eshte nga koka tek kembet nje perversitet.
Sa i perket pjeses se shoqerise qe shikon tek femra e mbuluar nje kercenim te erosit kolektiv kam deshire te shtoj me pak rreshta dhe te bej nje nderhyrje te thjeshte. Ne nje vizite timen ne nje konference ne nje vend musliman takova disa shkencetare perendimore. Ishin relativisht te rinj. Meso burra. Ata pane disa femra te veshura e te mbuluara qe shetisnin ne lulishten me pese yje prane pishines se hotelit dhe mbeten te mahnitur. Ato ishin vertete shume te bukura. Nje thes te grisur tua vendosje mbi koke shkelqenin. Kreshnik me thane sa na mungon kjo bote. Sa na mungon spiritualja, qiellorja dhe keto bukuri hyjnore te mbuluara. Si ngacaman qe jam u them: “a nuk jane me te bukura Mishelat, Gabrielat, Monikat e Pamelat tuaja kembegjata e sy bojqielli si per t’i treguar se me kishte mbetur edhe mua ndonje fiksim mashkullor andej nga Perendimi. A nuk jane ato me joshese se Aicha-t, e Fatimetë e Orientit?!
Jo thane njezeri. Ketu ka diçka hyjnore qe rrenqeth. Studimet e fundit tregojne se lakuriqsia ekstreme po rrit impotencen mashkullore dhe kjo e ka çuar erosin ne krize ne Perendim. Ka vetem pak seks. Gjithmone e me pak. Por nuk ka eros, imagjinate, poezi, melodi dhe ekstaze. Ne na mungon kjo bote. Ne na mungojne perjetime si keto. Pohimet e tyre aq mashkullore me kthyen ne rinine time te hershme ne Orient. Atehere kur si çamaroke te prape adoleshente tentonim te dashuroheshim me bardhesine e duarve te vajzave te bukura e te mbuluara te Orientit qe u ishte zbuluar pakez menga. Me kembet e tyre te bukura qe i shpetonin pardesyve te gjata. Me thonjte e gishterinjve te kembeve here pas here te lyera lehte. Me syte e tyre dhe qerpiket e gjate qe i mbulonte nje make-up i lehte. Me duart e tyre te bukura qe mbanin shenime ne blloqe e fletore. Me drojen e tyre prej Orienti qe te shtinte ethet ne mes te Korrikut dhe te ndizte zjarrin ne gji kur binte debore. Me floket e tyre pakez te djersitura, te zbuluara pakez anash shamise sa here frynte pak dhe ua levizte era. Shkurtimisht, shamia dhe mbulesa nuk e kercenojne erosin por selektojne me kujdes habitatin ku perjetohet ai nepermjet nje pakete masash mbrojtese per gjeneratorin kryesor te erosit qe eshte femra. Te bukura e te mahnitshme jane edhe vajzat e trojeve tona. Si hyri parajse jane edhe vajzat e Shqiperise. Mos kini frike nga diversiteti. Kini frike nga injoranca, padituria dhe analfabetizmi. Kultura, veshja, feja, kombi, zakoni, jane perjetime personale. Secili i aplikon ashtu si di vete!