15.7 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

“Mbrojtësi i xhamisë Al-Aksa” sheiku Raed Salah sërish para gjykatës

Më të lexuarat

Sheiku Raed Salah, njeriu i cili tërë jetën e tij ia ka kushtuar mbrojtjes dhe ruajtjes së xhamisë Al-Aksa në Kuds, nga 15 gusht 2017 ndodhet në paraburgim, kurse më 7 janar sërish do të nxirret para gjykatës izraelite

KUDS (AA) – Eshat Fırat

Lideri i Lëvizjes Palestineze Islamike nga viti 1948 sheiku Raed Salah, njeriu i cili tërë jetën e tij ia ka kushtuar mbrojtjes dhe ruajtjes së xhamisë Al-Aksa në Kuds, nga 15 gushti i vitit 2017 ndodhet në paraburgim, kurse më 7 janar sërish do të nxirret para gjykatës izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Raed Salah u arrestua rreth një muaj pas trazirave në oborrin e xhamisë Al-Aksa në Kuds në mes të korrikut 2017. Policia izraelite bastisi shtëpinë e Salahut në Umm al-Fahm, dhe atëherë u hodhën pretendimet se ai “ka vepruar në nxitje dhe në mbështetje të aktiviteteve të organizatave të paligjshme”.

Omer al-Hamayse, një nga avokatët e Salahut, për AA konfirmoi se Saleh më 7 janar do të dalë para gjykatës.

Salah më parë ishte i burgosur në Rimon, burgun në qytetin jugor izraelit Beer-Sheba, kurse më vonë u transferua në burg në qytetin Askhelon, 13 kilometra në veri të Rripit të Gazës, ku ajo aktualisht ndodhet në izolim.

Hamayse thotë se Salah tashmë pesë muaj ndodhet në paraburgim, por në shënjestër të policisë izraelite nuk ishte vetëm ai por edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Gjithashtu u arrestua edhe avokati i tij, Halid Zabarka, i cili u lirua më vonë.

Zëvendës kryetari i lëvizjes palestineze islamike nga 1948, sheiku Kemal Khatib, i cili është përfaqësues i palestinezëve në Izrael, në lidhje me situatën në të cilën Salah ndodhet aktualisht, për AA tha:

“Izraeli me muaj mban Salahun në burg dhe kështu dëshiron të thyejë rezistencën që bën ai. Por, sheiku Salah nuk do të heq dorë përballë presionit izraelit dhe me çdo kusht do të mbetet këmbëngulës në luftën e tij. Salah është në izolim, dhe atij nuk i lejohet të shihet me askënd përveç me anëtarët e ngushtë të familjes.

– Kush është sheiku Raed Salah

Raed Salah, lideri i lëvizjes palestineze islamike nga viti 1948, për të cilën Izraeli në nëntor të vitit 2015 lëshoi ndalesë për veprimtarinë e saj dhe e shpalli të paligjshme, ka lindur në vitin 1958 në qytetin Umm al-Fahm, 10 vjet pas themelimit të Izraelit.

Sheikh Salah, emri i vërtetë i të cilit është Raed Salah Suleiman Abu Shakra Mahacine, në qytetin e tij të lindjes Umm al-Fahm përfundoi shkollën e mesme, kurse për arsimin universitar ai shkoi në Hebron, ku u diplomua në të Drjetën Islame në Universitetin e Hebronit.

Autoritetet izraelite e ndaluan atë që të merret me mësimdhënie, pas së cilës Salah filloi të merret me tregti dhe u përqendrua në kërkimet në fushën islame.

Pas pesë viteve me tregti, Salah filloi të merrej me gazetari, kurse në periudhën prej 1986 deri 1989 ai mbajti postin e një prej dy redaktorëve të revistës mujore “Sirat”.

– Tre mandate rresht, kryetar i Umm al-Fahma

Gjatë kësaj periudhe Salah në listën e “bllokut Islam” u kandidua në zgjedhjet lokale për pozitën e kryetarit të Umm al-Fahm, dhe si një 31-vjeçar u zgjedh në atë pozitë. Nga gjithsej 15 vende në Këshillin e qytetit “blloku Islam” mori 13 vende, kurse Salah në postin e kryetarit i kaloi tre mandate. Ai dha dorëheqjen në vitin 2001 dhe u përqendrua tërësisht në “veprimtarinë islame”.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Oslos të vitit 1993, ndërmjet Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) dhe Izraelit, erdhi deri te përçarjet brenda lëvizjes palestineze islamike. Për shkak të mosmarrëveshjeve midis atyre që janë për dhe kundër marrëveshjes, lëvizja në vitin 1996 u nda në krahun e veriut dhe të jugut. Pas ndarjes, Salah u zgjodh kryetar i “krahut të veriut”.

– “Xhamia Al-Aksa në rrezik”

Sheiku Salah shpesh ka theksuar sulmet e Izraelit në Kuds dhe në Mesxhidi Al-Aksa, dhe për të ngritur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë çështje ka përhapur parullën “Xhamia e Al-Aksës në rrezik”. Më pas, ai u arrestua dhe u dënua me burgimin e parë në periudhën 2003-2005.

Në vitin 2010 Salah u bashkua me aktivistët e anijes “Mavi Marmara”, të cilët u përpoqën të thyejnë bllokadën në Gaza. Pas kësaj, ai u dënua me gjashtë muaj burg për dyshimin se sulmoi policët izraelitë.

Salah është i njohur si “mbrojtës i xhamisë Al-Aksa”, kurse në vitin 2013 ai u nderua me “Çmimin e Mbretit Faisal për shërbime Islamit”.

Në disa raste, Izraeli e dënoi me burg, kurse Sheiku Salah në një rast pati thënë se për këtë ndjehet “i gëzuar dhe i lumtur”.

“Këto vendime kundër meje dhe arrestimet e mia në fund të fundit janë tregues i dhunës izraelite. Nëse vazhdon dhuna, shkatërrimi i Izraelit është shumë afër. Unë për fitoren e xhamisë Al-Aksa kam paguar një çmim shumë të vogël”, pati deklaruar Salah.

Gjykata izraelite dënoi sheikun Salah më 18 prill 2016 me nëntë muaj burg, nën pretendimet për “nxitje dhe urrejtje” në fjalimin e tij gjatë hutbes në xhaminë Al-Aksa, nëntë vjet më parë. Që nga maji 2016 Salah ka qenë në burg, në izolim. Ai u lirua më 17 janar 2017.

Por, ai nuk qëndroi kohë të gjatë jashtë burgut. Pas trazirave në xhaminë Al-Aksa më 14 korrik 2017, Salah u arrestua më 15 gusht pasi policia izraelite bastisi shtëpinë e tij në Umm Al-Fahm. Ai u arrestua nën pretendimet se “ka vepruar në nxitje dhe në mbështetje të aktiviteteve të organizatave të paligjshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit