-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Mbrohuni, sepse në botë ka sy të pisët që nuk përmendin Zotin në asnjë rast!”

Më të lexuarat

Mesazh sensibilizues

‎”خذوا حذركم”
“Merrni masat tuaja (të nevojshme)” Kuran

Çfarë fjale nuk kuptoni ju motrat e mia të dashura nga hadithi i Profetit salAllahu alejhi ue selem:
“Shkaku i vdekjes së shumicës së ymetit tim pas kaderit të Allahut është çfarë përcaktuan shpirtrat (dmth nga msyshi)”. ???
Po nga hadithi tjetër:
“…nëqoftëse do kishte diçka që t’ia kalonte caktimit, kaderit, do ishte syri (msyshi)”???
“Mësyshi është hak (i vërtetë). Devenë e fut në tenxhere e robin në varr.”

A e kuptoni se sa alarmante është gjendja jonë si ymet?

Ju lutem në emër të Dashurisë për Krijuesin,
mos reklamoni as vetet tuaja,
mos postoni fotot tuaja,
as gatimet tuaja,
as udhêtimet tuaja,
as fëmijët tuaj!!

O Zot i Lartësuar je!

Motrat e mia!
Ju ka fal Zoti shumë të mira!
Mos u bëni sebeb që tu shkatërrohen!
Jini falenderuese e mos tregoni asgjë askujt, nuk ka nevojë fare fare!

A e vëreni se vdekja është bërë si viroza?
E në mos vdekja, sëmundjet, ndarjet e familjeve, sherret mes njerëzve, varfëria e shumë të tjera pa fund…
Në të qindën e sekondës ndodh e keqja!
Ti e poston këtu e akoma pa e parë për së dyti, “iku gjella atje u dogj”, subhanKe ja Rab!
Kujdes, kujdes, kujdes!
Se nga pakujdesia jonë bëhen të gjitha…
Msyshi është hak, ama ne si besimtare nuk na ka hije të reklamohemi kaq shumë, duke treguar se ç’keni, se asgjë nuk është prej jush, ju lutem!
Kthjelluniiiiiii!

Nuk ka ditë të mos tronditemi nga lajme të kobshme e tronditëse.

A nuk e kuptoni se po na dhemb shpirti kur lajme të tilla janë nga mesi ynë?!

Vërtetë që zemra po na dhemb!

‘Ziliqarit as bukën thatë mos ia trego!’
La haule ue la kuete ila bilLah 😞

Me respekt motra juaj Amina Klodi!
Nga zemra për zemrat!💓
—————————

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit