Ligji i pritshëm, si e komenton një deputet e si një hoxhë
Ndërsa mbrohet e deri promovohet homoseksualizmi, në emër të të drejtave të njeriut, do tentohet të dënohet poligamia, si dhe tradhëtia bashkëshortore. Kështu, nisur nga disa precedentë në jetën shoqërore shqiptare, po bëhet gati një ligj ku do ketë dënim penal për atë që ka më shumë se një bashkëshorte, si dhe pë rata pos jetës bashkëshortore krijojnë dhe raporte paralele, domethënë, bëjnë tradhëti.
Ja ç’shkruan për këtë zhvillim të pritshëm deputeti Braçe.
“Ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Shqipëri, veçanërisht me gratë, vajzat dhe të miturit, po shkojnë paralel me hartimin e një kodi të ri penal që duhet të matrealizojë shqetësimet që shoqëria mbart në këtë aspekt. Ka propozime të ndryshme por një gjë duhet t’i vlejë këtij debati, është e rëndësishme që ky debat mos të mbytet nga gënjeshtrat, qoftë edhe mediatike. U jepet kohë profesionistëve që të marrin çdo lloj propozimi dhe ta diskutojmë. Ne nuk mund të bëhemi Irani në këtë vend sa i takon çështjeve që lidhen me moralin. Referuar këtij debati për tradhtinë, problem është bigamia, poligamia, tre katër gra brenda një marrëdhënie. Këto duhen ndaluar dhe duhen ndëshkuar”, shprehet Braçe.
Pra, për këtë deputet, problem nuk është tradhëtia por poligamia. Por sepse, nuk e thotë. Në fakt nuk ka çfarë thotë se nuk ka asnjë lloj referimi për këtë lloj qëndrimi, në mendimin fetar apo në disiplinat sociale e shoqërore që trajton të tilla çështje delikate.
Mjafton që në thelb poligamia nuk është tradhëti dhe vetë ky term nuk ka asnjë ngarkesë pezhorative, pra negative, siç tradhëtar apo homoseksual, e cila në shqip, në gjuhën e rëndomtë, ka tjetër etiketim të rëndë, patjetër pezhorativ. Pra, nuk është njësoj si t’i thuash tjetrit “o poligam” me atë “o tradhëtar”, “o imoral” apo “o homoseksual”. Gjuha është ndihmëtari më i madh në këtë rast për të ndarë të mirën nga e keqja.
Nëse nisen nga rasti i një doktori që kishte tre grad he tentonte të katërtën, ligjërisht ai nuk ka ndonjë shkelje, me ç’është parë deri më sot, veç fakti që i bëhet një gjyq publik pa asnjë referim ligjor. Veprimet e tij mund të jenë të diskutueshme dhe për t’u gjykuar vetëm brenda etikës apo rregullave fetare në besimin në të cilin ai bën pjesë. Doktori nuk është denoncuar nga asnjë prej bashkëshorteve, madje as nga 16-vjeçarja me të cilën ai tentonte të kishte gjithashtu bashkëshortësi.
Po cili është gjykimi i një figure të njohur fetare mbi këtë që pritet të ndodhë?
Imami i njohur Ahmed Kalaja shkruan:
Muslimani jeton si monogam pa problem.
Zinaqarët(tradhëtarët bashkëshortorë) çfarë do të bëjnë?!
Nëse kalon si ligj ky i riu duket si zgjidhje e mirë sepse për herë të parë në post-komunizëm adultëria, zinaja(imoraliteti) do të jetë çështje penale.
Besoj se deri këtu mirë.
Por ky ligj do përfshijë edhe martesën me më shumë se një grua pavarësisht ligjit të Zotit në Islam. Sqarim: Nuk është kusht të jesh musliman që të jesh poligam, thjesht lejohet nëse janë kushtet, kultura, edukata, besimi etj etj… pra nuk humbim gjë nga feja jonë për shkak të ligjit.
Ndërsa ata që e kanë bërë deri tani, ligji nuk i kap sepse nuk ka efekt pasiv.
Ligji do të vlejë dhe përfshijë gjithashtu edhe bashkjetesën. Pra s’do të lejohet me më shumë se një. Që do të thotë se bashkëjetuesit s’do të mund të bëjnë pas këtij ligji tradhëti bashkëjetësore, pra pa patur as mundësi bashkëjetese paralele dhe ky do jetë hall i madh për disa që janë shumë.
Si do vejë halli i atyre zotërinjve apo zonjave që janë mësuar me zina(tradhëti)?!
Çfarë zgjidhje do ju ofrojë ligji?!
1- Do vazhdojnë në haram si më herët ilegalisht?
2- Do legalizojnë prostitucionin?
Sërish do të lindin probleme si edhe pse.
Prapë problem sepse mbartëset e çertifikatave duhet të jenë të pamartuara, si edhe jo bashkëjetuese, sepse nëse do jenë të martuara apo bashkëjetuese i zë mat ligji.
Prapë problem sepse ata që do i frekuentojnë të çertifikuarat për prostitucion duhet të jenë të pamartuar edhe jobashkëjetues, sepse të martuarit e bashkjetuesit zë ligji mat.
Pra si do ja bëjnë?!
Ku do venë të mjerët?!
Kësaj i thonë: Hip se të vrava, zbrit se të vrava!”, shkruan hoxha i njohur, duke qenë pak më detajues se Braçe në analizë, mbi një çështje që bart shumë komplikime.
Por tej kësaj, absurdi qëndron pikërisht te që homoseksualizmi, akti më i ndyrë, më i pështirë, degradimi më ekstrem i njeriut në rrafshin e moralit seksual, përçudnimi më i madh që ai mund t’i bëjë vetes duke dalë nga e natyrshmja, ky anormalitet i çmendur merret e trajtohet si normalitet, ndërsa ajo mund të ketë kuriozitet shoqëror por jo imoralitet, poligamia, do ndëshkohet me ligj(!!!). /tesheshi.com/