0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mbreti Salman: Assad ka ndihmuar ngritjen e grupit ISIS

Më të lexuarat

Monarku i Arabisë Saudite, Mbreti Salman,  akuzoi presidentin sirian Bashar al-Assad, se ka ndihmuar ngritjen e grupit terrorist ISIS, dhe bëri thirrje për një zgjidhje politike me forcat e moderuara për t’i dhënë fund luftës atje.
Sipas Mbretit Salman, zgjidhja do të ishte formimi i një qeverie kalimtare të përbërë nga forcat e moderuara të opozitës, duke siguruar unitetin e sirianëve dhe largimin e forcave të huaja dhe organizatave terroriste,” tha mbreti në një fjalim vjetor në Këshillin konsultativ Shura.
Më shumë se 250,000 njerëz janë vrarë në Siri që kur konflikti shpërtheu në mars 2011.
Mbretëria, një përkrahës i grupeve opozitare siriane, ka insistuar vazhdimisht në largimin e Asadit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit