3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mbreti i Marokut amniston 724 të burgosur me rastin e ditëlindjes së Profetit

Më të lexuarat

RABAT (AA) – Mbreti i Marokut, Muhamedi i Gjashtë, ka dhënë verdiktin për amnistimin e 724 personave me rastin e datëlindjes së Profetit Muhamed, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit tonë, Mbreti Muhamedi i Gjashtë ka marrë vendimin për amnistimin e 724 të burgosurve”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas deklaratës, prej të amnistuarve, 207 të burgosur janë liruar, kurse 517 personave të dënuar me burg të përjetshëm u janë caktuar ulje të dënimeve.

Amnistimi mbretëror i cili është bërë tradicional në Marok parasheh lirim të plotë ose lehtësim të dënimeve. Mbreti Muhamedi i Gjashtë përdor kompetencën e amnistimit në ditë të rëndësishme dhe në festa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit