Në rend dite në Kuvend për sot janë caktuar mbledhja e 28-të e Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe mbledhja e katërt e Këshillit Buxhetor të Kuvendit.
Në Komisionin për Financim dhe Buxhet do të prezantohet Raporti vjetor për punën e Komisionit për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.
Në mbledhjen e Këshillit Buxhetor të Kuvendit është paraparë që të prezantohet propozim-plani strategjik i Kuvendit në periudhë prej vitit 2022 deri 2026, propozim-kërkesa buxhetore dhe propozim-vendimi për dhënien e lejes financiare të Planit vjetor për punësim në Shërbimin e Kuvendit për vitin 2022.