0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Mbipesha, më e rrezikshme se duhani dhe diabeti

Më të lexuarat

Obeziteti ose mbipesha është shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme. Ky fakt u bë me dije nga Society of General Internal Medicine gjatë një takimi të mbajtur në Uashington dhe të udhëhequr nga ekspertë nga klinika Kleveland në “New York University School of Medicine”.

Studimi për 2017, e rendit obezitetin si “vrasësin” më të madh në rang botëror, duke tejkaluar kështu edhe diabetin dhe pirjen e duhanit, që pozicionohen në vendin e dytë dhe të tretë. Mbipesha shkakton presion të lartë të gjakut dhe kolesterol.

Duke përdorur simulimet kompjuterike, studiuesit kanë vlerësuar ndikimin e çdo faktori (obezitetin dhe pirjen e duhanit në presionin e lartë të gjakut) që mund të sjellë vdekjen e parakohshme, para moshës 70 vjeç. Është vërejtur se obeziteti “vjedh” 47% më shumë vite të jetës se duhani.

Arsyet

“Faktorët e sjelljes së riskut dhe të ndryshimit në këtë mënyrë përbëjnë një barrë të konsiderueshme në vdekshmërinë e popullsisë “, shpjegojnë autorët e hulumtimit. Një stil jete i përpiktë, i ndërmarrë për të reduktuar këto faktorë të rrezikut mund të parandalojnë vdekjet e parakohshme.

Shkaku themelor i obezitetit dhe mbipeshës është çekuilibri mes kalorive të konsumuara nga njëra anë dhe atyre të shpenzuara nga ana tjetër. Mbipesha/obeziteti i atribuohet një numri faktorësh, duke përfshirë ndryshimin global në dietë, me tendencën për të konsumuar më shumë ushqime “energjike” me yndyrë dhe sheqerna, por të ulët në vitamina, minerale dhe vlera të tjera ushqyese, si dhe tendenca drejt zvogëlimit e aktivitetit fizik.

Diabeti

Mbipesha dhe obeziteti të çojnë në pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare (kryesisht sëmundje të zemrës dhe goditje në tru), të cilat “vrasin” 17 milionë njerëz çdo vit.

Diabeti është një tjetër rrezik i madh që shkaktohet nga mbipesha dhe që, sipas OBSH, do të bëhet shpejt një epidemi globale. Vdekjet diabetike do të rriten me më shumë se 50 % në mbarë botën në 10 vitet e ardhshme, përllogarit OBSH. Po kështu, sipas specialistëve të OBSH, disa lloje kancerësh (endometrial, gjirit, dhe zorrës së trashë), mund të vijnë nga mbipesha dhe obeziteti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit