0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mbi shtatë qiej – Për shkak se Allahu e do shumë namazin

Më të lexuarat



Për shkak se Allahu e do shumë namazin.
… prej gjërave që mua personalisht më kanë habitur shumë në lidhje me përligjjen e namazit është se të gjitha adhurimet e tjera Allahu i Lartësuar i ka përligjur në tokë, qoftë me dërgimin e Xhibrilit ﷺ apo nëpërmjet mënyrave tjera, dhe përligja e tyre ka ndodhur në tokë: zeqati, agjërimi, haxhi, madje edhe ezani, … pra që të gjitha janë përligjur në tokë,… përveç namazit. Ku u bë obligim namazi?… I Dërguari i Allahut ﷺ u dërgua fillimisht në xhaminë Aksa, e fill pastaj u ngrit lart në qiellin e shtatë — e kjo ndodhi tri vite para se të ndodhte hixhreti — , saqë, përkitazi me këtë Buhariu transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “… Pastaj jam ngritur derisa kam arritur në një lartësi ku dëgjoja edhe fëshfërimën e lapsave.” Çfarë është fëshfërima e lapsave? Janë melaiket të cilat shkruajnë përcaktimet ditore të krijesave.
Ngase, siç e dini, kadaja dhe kaderi (përcaktimet e veprave) janë tri llojesh:
1. Përcaktimet vjetore, përkatësisht nata e Kadrit, kur shkruhen gjërat për një vit, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë;”[Surja ed Duhan, ajeti 4]
2. Përcaktimet jetësore, gjegjësisht, kur i futet shpirti njeriut, i shkruhet se a do të jetë fatkeq (në Zjarr) ose fatlum (në Xhenet), dhe
3. Përcaktimet ditore, siç na e sqaron këtë Fjala e të Vërtetit, Allahut të Lartësuar: “Ai çdo ditë (në çdo moment) është i angazhuar në çështje të reja.”[Surja err Rrahman, ajeti 29]

Pra, melekët shkruanin dhe Pejgamberi ﷺ arriti deri në këtë lartësi ku dëgjoheshin lapsat duke shkruar përcaktimet hyjnore, derisa arriti tek Sidratul Munteha, e mu atje, Allahu i Lartësuar ia bëri obligim namazet. E dëgjoi këtë (urdhër) drejtpërdrejt prej Allahut të Lartësuar. Nuk dimë që Allahu i Lartësuar të ketë shpallur (përligjur) ndonjë dispozitë tjetër drejtpërdrejt, pa ndërmjetësues, përveç namazit. Të gjitha ligjet e tjera sheriatike Allahu i Lartësuar i ka shpallur nëpërmjet ndërmjetësuesit, qoftë nëpërmjet Xhibrilit ose nëpërmjet formave të tjera, përveç namazit, për shkak të pozitës fisnike që ka. Vërtet kjo është një provë madhështore. Namazi nuk është prej atyre gjërave që janë përligjur në tokë, jo, jo, namazi është ai për të cilin Pejgamberi ﷺ u mor deri në qiell për t’iu shpallur. Pse? Për shkak se Allahu e do shumë namazin. Çfarë ka tjetër që ka arritur këtë pozitë madhështore sikurse namazi?!


#Ibrahim_Sekrani
#Namazi #porosia_e_fundit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit