1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Mbi një mijë të rinj nga Kamenica u larguan në Kroaci

Më të lexuarat

Për shumë kë, zgjidhje për jetë më të mirë nuk është Kosova. Komuna e Kamenicës po përballet me një fluks të madh ikjesh jashtë vendit, e kryesisht të rinj. Mbi një mijë të rinj janë larguar për në Kroaci e vende të tjera, ndërsa shumë tjerë të rinj nuk hezituan të tregojnë se po e presin momentin e ikjes.

Unë vet i dhjeti jam duke pritur për të ikur në Kroaci janë fjalët e Selami Thaçit nga Kamenica. Ai është i papunë dhe thotë se është e vështirë t’ia dalësh kur ke edhe fëmijë.

“Kam aplikuar vet i dhjeti për në Kroaci. Kam për të shkuar bashkë me vëllain, djemtë e mixhës, dy nipër dhe dy shokë…Arsyeja është papunësia e madhe, jeta e vështirë për të jetuar. Fëmijën e kam këtu, po duhet 5-6 euro me i shpenzua e të ardhura nuk kam fare”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Selami Thaçi.

Në të njëjtën situatë është edhe Qazim Jashari nga kjo komunë, ai thotë se është duke pritur vizën për në Gjermani, ndërkaq në Kroaci ka djalin e vëllait si dhe edhe vet djalin e tij i cili është duke pritur të largohet nga Kosova.

“Kam aplikuar në nëntor për vizën gjermane. Me kanë shkuar shumë të afërm në Kroaci, edhe djali ka aplikuar për të shkuar atje. Djali i vëllait është në Rijekë, një nip po ashtu është në atje. Rinia nga Komuna e Kamenicës po largohen shumë”, deklaron Qazim Jashari.

Madje sipas Jasharit interesimi i madh të rinjve kamenicas për t’u larguar nga kjo komunë ka bërë që ata të presin radhën për të zënë një ulëse në autobusët për në Kroaci.

Ikja nga kjo komunë është në përmasa alarmante thotë Amir Jakupi nga Shoqëria Civile, sipas tij vetëm brenda muajve të fundit mijëra të rinj janë larguar nga Kamenica.

“Në bazë të statistikave rreth 800 të rinj nga Kamenica. Ata me viza puna kanë shkuar në Kroaci. Besohet se numri real i të larguarve është me mijëra. Vlerësohet që edhe 1,500 të tjerë janë duke pritur vizat për largim drejtë Kroacisë dhe Gjermanisë”, thotë Amir Jakupi.

Jakupi për RTV Dukagjini tha se për turniret e futbollit dikur kishin disa ekipe, ndërsa tani nuk mund t’i grumbullojnë as 6 lojtarë.

“Nëpër organizimet e ndryshme sportive kemi pasur mbi tre ekipe, sot nuk mund të bëhen bashkë as gjashtë lojtarë. Vërehet edhe në konkurset për punë që shpallen nga furrat e bukës, kafiteritë, restorantet, marketet e qytetit…”, tha më tej Amir Jakupi.

Vetëm mbrëmë sipas mediave lokale të kësaj komune, 50 të rinj kanë marrë rrugën për në Kroaci.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit