Greva kolektive ka filluar me rastin e shënimit të Ditës së të burgosurve palestinezë, kurse të burgosurit shprehin pakenaqësi për kushtet në burgje
JERUSALEM (AA) – Mbi një mijë palestinezë të cilët ndodhen në burgjet izraelite kanë filluar një grevë urie të hënën në thirrje të Marwan Barghoutit, të përvuajturit shumëvjeçar palestinez të arrestuar gjatë Intifadës së Dytë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Greva kolektive ka filluar me rastin e shënimit të Ditës së të burgosurve palestinezë, kurse të burgosurit shprehin pakënaqësi për kushtet në burgje.
“Pas 15 vitesh të kaluara në burg, unë isha dëshmitar dhe viktimë e sistemit të paligjshëm izraelit të arrestimeve masive dhe keqtrajtimit të të burgosurve palestinezë. Pasi shterruan të gjitha mundësitë, kam vendosur se nuk ka zgjedhje tjetër, por se duhet bërë ballë abuzimeve të tilla duke u futur në grevë urie”, ka shkruar Barghouti për “New York Times”.
Forcat izraelite arrestuan Baghoutin në vitin 2002, gjatë Intifadës së Dytë (2000-2003), kurse ai në atë kohë ishte lideri i lëvizjes Fatah.
Ndërsa Izraeli e konsideron si kërcënim të sigurisë, një anketë e rregullt e Qendrës palestineze për Politikë dhe Hulumtime tregon se ai është një nga figurat më popullore politike në mesin e palestinezëve.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Saeb Erekat u bëri thirrje të gjithë palestinezëve që të mbështesin grevën.
Erekat në një deklaratë theksoi se PLO do të vazhdojë të punojë në rritjen e ndërgjegjësimit ndërkombëtar për këtë çështje.
Në burgjet izraelite ndodhen më shumë se 6.300 të burgosur politikë palestinezë.