3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mbi 90 % e qytetarëve e duan Xhaminë në Dardani

Më të lexuarat

Një sondazh online të cilin e ka bërë portali infokusi.com në profilin zyrtar në Facebook ku janë mbi 230.000 ndjekës, qytetarët i janë përgjigjur me PO pyetjes së: “A duhët të ndërtohet Xhamia e Madhe në qendër të Prishtinës”, në lagjen “Dardania” ku edhe është ndarë lokacioni.

Ky sondazh me pyetjen “A duhët të ndërtohet Xhamia e Madhe në qendër të Prishtinës”, ka ardhë pas një debati që u ngrit nga një grup i vogel i shoqërisë civile të cilët po e kundërshtojnë këtë projekt dhe lokacionin ku është paraparë ndërtimi i Xhamisë me arsytimin se nuk parashihet në planin urbanistik të kësaj lagje.

Mbi 90 % të qytetarëve që kanë dhënë përgjigje në këtë pyetje kanë kërkuar ndërtimin e Xhamisë së Madhe në këtë lokacion.

Shumicë e komentuësve madje kanë kritikuar pse duhet të bëhët kjo pyetje kur mbi 90 % e popullsisë i takojnë besimut Islam e po ashtu kanë përmendu edhe faktin së në shumicën e Xhamive në Prishtinë besimtarët nuk kanë hapësira të mjaftueshme për t’i kryer obligimet fetare.

Shumica kanë përmendur se për shkak të mungesës së hapësirës për t’i kryer obligimet fetare, bësimtarët mysliman në shumë raste duhet të falen në rrugë pasi nuk i nxënë Xhamitë ekzistuese.

Një pjesë e madhe e komentuësve kanë terhequr paralele me ndërtimin e Katedralës në qendër të Prishtinës, dukë thënë së derisa është ndërtuar Katedralja psë të bëhët kaq shumë zhurëm për ndërtimin e Xhamisë.

Një shembull tjetër që është përmendur nga komentuësit është edhe fakti i rrezimit të shkollës “Xhevded Dota” për tu ndërtuar Katedralja.

Derisa, në lokacionin ku është paraparë ndërtimi i Xhamisë së Madhe nuk ka asnjë objek të rëndësisë së veçant i cili do të rrenohet apo t’i demtohet arkitektura e ndonjë objekti historik.

Për më shumë shikojini statistikat dhe lexojini komentet e qytetarëve të cilët janë përgjigjur në sondazhin e portalit Infokusi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit