1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Mbi 60 mijë azilkërkues në Maqedoni

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë 24 orëve të fundit ka dhënë vërtetime për gjithsej 1.936 shtetas të huaj, prej të cilëve 1.155 janë të gjinisë mashkullore, 283 janë femra, 392 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 106 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës për azil.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, kumtoi sot MPB, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë, 1.525, nga Iraku 154, Afganistani 119, Pakistani 94, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën prej 19.06.2015 deri më 07.09.2015 në orën 08:00, janë dhënë vërtetime për gjithsejtë 64.522 shtetas të huaj, prej të cilëve, 43.671 janë të gjinisë mashkullore, 8.857 femra, 10.386 fëmijë të cilët i shoqërojnë bartësit e vërtetimit, si dhe edhe 1.608 fëmijë të tjerë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës për azil.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, ceket në kumtesë, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 52.495, Afganistani 3.596, Iraku 3.003, Pakistani 1.876, Palestina 780, Somalia 571, Bangladeshi 446, Kongo 324, Nigeria 2015, Kamruni 160, Eritrea 142, Etiopia 109, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël. Në periudhën prej orës 08:00 më 06.09.2015 deri më 07.09.2015 në orën 08:00 në Sektorin për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës për azil.

Prej fillimit të dhënies së vërtetimeve deri më 07.09.2013 në Sektorin për azil janë parashtruar 49 kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, me ç’rast 36 kërkesa janë nga shtetas nga Siria, prej tyre 10 fëmijë, më pas tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani dhe Afganistani prej tyre katër janë fëmijë të cilët shoqërojnë prindërit. nga dy kërkesa nga shtetas nga Maroko, Algjeria dhe Iraku (një nga kërkesat është për fëmijë) he një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit. Në IP Qendrën e pranimit për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për datën 06.09.2015 janë evidentuar gjithsej 10 kërkues të azilit, prej të cilëve 6 janë burra (prej të cilëve 1njëri është i lënduar), 1 kërkuese e azilit është grua dhe 3 janë fëmijë të mitur. Plotësisht, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme 4 kërkues të azilit ­ një burrë, një grua dhe dy persona të mitur prej të cilëve një i mitur pa shoqërues janë përkujdesur në një vend tjetër të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit