9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Mbi 6.000 emigrantë kanë kaluar përmes Maqedonisë për një ditë

Më të lexuarat

Mbi 4.000 emigrantë gjatë njëzetë e katër orëve të kaluara me shtatë trena specialë janë transferuar nga kampi për pranim në Gjevgjeli deri në Tabanoc.

Sot në mëngjes drejt kufirit verior janë drejtuar edhe dy trena me rreth 1.000 emigrantë, njoftojnë nga Stacioni hekurudhor në Gjevgjeli.

Sipas vlerësimeve të UNHCR-së dhe organizatave joqeveritare të cilat janë përfshirë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve, numri i emigrantëve të cilët dje kanë transituar në vend është shumë më i madh, gjegjësisht më shumë se 6.000 emigrantë janë transferuar nga kufiri jugor dhe verior pasi që dje aktivë në transportimin e emigrantëve kanë qenë edhe autobusë dhe automjete taksi.

Sot në mëngjes autobusët dhe automjetet taksi qarkullojnë më pak për arsye se sot vala e emigrantëve të cilët vijnë në vend përmes Greqisë tani për tani është më e dobët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit