1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mbi 5000 civilë sirianë të vrarë në 6 muajt e fundit

Më të lexuarat

Më shumë se 5.000 civilë janë vrarë në Sirinë e shkatërruar nga lufta civile, vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2017.

Kjo shifër bëhet e ditur nga një OJQ-ja me qendër në Londër, Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR).
Sipas raportit të ri, të paktën 5,381 civilë, duke përfshirë 1,059 fëmijë dhe 742 gra, janë vrarë në sulmet e kryera nga forcat e regjimit, grupet terroriste aleate dhe Rusia, si nga koalicioni anti-ISIS.
Raporti ka vënë në pah se regjimi sirian dhe mbështetësit e tij ishin përgjegjës për vdekjen e 2,072 civilëve, duke përfshirë 318 fëmijë dhe 245 gra.
Ai shtoi se rreth 857 civilë u vranë në sulmet e kryera nga grupi terrorist ISIS, ndërsa 1,008 të tjerë humbën jetën në sulmet e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA.
Raporti gjithashtu tha se 641 civilë u vranë në sulme nga forcat ruse.
Sipas OJQ-së, 522 civilë u vranë gjithashtu nga “palë të panjohura”.
SNHR gjithashtu dokumentoi se të paktën pesë civilë u torturuan në vdekje dhe 153 të tjerë, duke përfshirë 31 fëmijë dhe 25 gra, u vranë nga grupi terrorist PKK / PYD. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit