5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Mbi 500 të vrarë në sulmin izraelit në Spitalin Baptist në Gaza

Më të lexuarat

Pamjet tregojnë kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit. Sipas gazetarit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, ka bërë të ditur se mbi 500 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, raporton Anadolu.

Pamjet tregojnë kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.

Sipas gazetarit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua.

Ushtria izraeite, nga ana e saj, tha se raportet për një sulm të mundshëm ajror në spital “ende janë në shqyrtim”.

Siç raporton gazeta ‘The Times of Israel’, Daniel Hagari, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se nuk i ka ende të gjitha informacionet dhe detaje të mëtejshme do të jepen kur të jetë e mundur.

Hagari tha se nuk e di ende nëse shpërthimi në spital ishte një sulm izraelit.

Grupi palestinez Hamas shënjestrimin e spitalit nga Izraeli e quajti një “gjenocid”.

Sulmi ajror vjen në ditën e 11-të të konfliktit aktual, me një thirrje ndërkombëtare në rritje të grupeve joqeveritare dhe liderëve botërorë që thonë se fushata e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës së rrethuar, përfshirë objektet e kujdesit shëndetësor, shtëpitë banuese dhe shtëpitë e adhurimit, shkel ligjin ndërkombëtar dhe mund të përbëjë krim lufte.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit