-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Mbi 500 hafizë nga 25 vende në garat më të mëdha Kuranore në Gjermani

Më të lexuarat

Është pothuajse e paimagjinueshme që kryeqyteti gjerman, Berlini të jetë vendi ku do të mbahen një nga garat më të mëdha kuranore në Evropë.
Sipas kryetarit të Fakultetit Evropian të Shkencave Humane, Dr. Halid Hanefi, dyzet vjet më parë në Gjermani ishte vetëm një musliman që e dinte Kuranin përmendësh, ndërsa ditë më parë në kryeqytetin e këtij vendi kanë përfunduar garat në leximin e Kur’anin përmendësh, ku morën pjesë 520 hafiz nga 25 vende të ndryshme.
Në Konkurs morën pjesë lexues të Kur’anit, nën 35 vjeç, nga të gjitha republikat e Gjermanisë, nga Norvegjia dhe Franca. Rreth një e katërta e pjesëmarrësve në këto gara ishin jo arab, 12 prej tyre ishin gjermanë. Pjesëmarrëse në këtë konkurs ishin edhe 38 femra të cilat gjysmën e Kur’anit e dinë përmendësh. Vendin e parë e zuri refugjati sirian i cili jeton në qytetin gjerman të Hamburgut.
Kryetari i Shoqatës Islamike, organizatë që bashkon shumicën e xhamive në Berlin, Murad Gul, shprehu kënaqësinë e tij dhe optimizmin se procesi i bashkimit të muslimanëve në Gjermani do të shkon edhe më tej.
Dr. Halid Hanefi theksoi rëndësinë dhe rolin e konkursit vjetor në leximin e Kur’anit përmendësh, në ruajtjen e gjuhës së kuranit (arabe), kulturës dhe identitetit islam, duke theksuar se lidhja e përhershme e muslimanëve me Kur’anin është parandalimi më i mirë i të gjitha formave të ekstremizmit.
Si anëtar i jurisë, në konkurs mori pjesë edhe lexuesi i mirënjohur i Kur’anit egjiptiani Ahmed Isa el-Ma’saravi, i cili u bëri thirrje muslimanëve në Gjermani që ta ngjallin frymën e Kuranit në marrëdhëniet e tyre me shoqërinë dhe njerëzit në mesin e të cilëve ata jetojnë dhe punojnë. /Islamgjakova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit