Deri më 31 gusht kompanitë e interesuara do duhet të japin ofertat e tyre për përforcim të ndriçimit në kryqin gjigand para kompleksit “Xhevahir” në lagjen Aerodron të Shkupit, shkruan Fakte. Sipas projektit, investimi do të kishtojë 5.080.000 denarë dhe me të pritet të forcohet dukshëm ndriçimi në këtë kryq.
Ky kryq është i lartë 56.5 metra ndërsa krahët i ka 34 metra. Në postamentin e tij janë tē vendosura 12 ikona. Kryqi u vendos nga Kongresi Botëror Maqedonas ndërsa e menaxhon komuna Aerodrom.