2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mbi 300 intelektualë britanikë thërrasin në bojkot të Izraelit

Më të lexuarat

Mbi 300 intelektualë nga Britania e Madhe kanë thirrur për bojkot të Izraelit nga shkaku i okupimit ilegal të territoreve të Palestinës si dhe shkeljes permanente të të drejtave dhe lirive të njeriut atje, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta britanike “The Guardian“ në numrin e sotëm ka publikuar shpalljen “Përkushtimi i intelektualëve britanikë për të drejtat e palestinezëve“ të cilin e kanë nënshkruar 343 intelektualë nga mbarë vendi, në mesin e të cilëve edhe disa profesorë nga univerisitetet eminente si “Oxford” dhe “Cambridge”.

“Në cilësi të intelektualëve dhe profesorëve nga Britania e Madhe jemi skajshmërisht të brengosur me okupimin izraelit dhe shkeljes së papranueshme të të drejtave themelore të njeriut ndaj popullit të Palestinës”, thuhet në reagim e intelektualëve britanikë.

Ata kanë porositur se nuk do të bashkëpunojnë me institucionet e Izraelit përfshirë ato arsimore, si dhe nuk do të marrin pjesë në asnjë konferencë ose panel diskutimi i cili do të organizohet ose financohet nga Izraeli ose ndonjë institut i tij.

“Do të ngelim në këtë qëndrim përderisa Izraeli të fillojë të respektojë normat ligjore ndërkombëtare dhe vlerat civilizuese. Apelojmë të na bashkëngjiten edhe intelektualët tjerë nga Britania e Madhe”, thuhet mes tjerash në meszhin e intelektualëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit