150 persona të bllokuar nga zjarret në dy zona detare të Catanias u shpëtuan nga anijet detare dhe personeli i Zyrës së Portit.
Personat e shpëtuar janë nga fshatrat Primosole dhe Azzurro . Disa prej tyre kanë humbur shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve dhe do të strehohen në Sallën e Sporteve në Piazza Spedini.
Brigjet u përfshinë nga flakët ndërsa çadrat u bënë hi. Ngjarja ndodhi këtë pasdite pranë plazhit të Catanias, ku shpërthyen mbi tridhjetë zjarre.
Zona më e prekur është ajo në rrethin Fossa Creta ku disa familje janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.
Disa shtëpi në Palermo u përfshinë nga flakët dhe banorët u evakuuan menjëherë. Biznese të tjera të vogla u shkatërruan, përfshirë një çerdhe.
Flakët duket se janë nën kontroll, por në orët e pasdites dhe të mbrëmjes ato janë favorizuar sërish nga erërat./abcnews.al