2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mbi 30.000 njerëz rrezikojnë të vdesin urie

Më të lexuarat

Pa një ndihmë urgjente, më shumë se 30.000 njerëz rrezikojnë të vdesin nga uria në rajonet më të goditura nga lufta civile në Sudanin Jugor, ndërkohë që edhe dhjetëra mijëra të tjerë janë të kërcënuar nga zija e bukës, ka paralajmëruar të enjten OKB-ja.

Edhe pse gjendja e zisë së bukës zyrtarisht nuk është shpallur, Sudani Jugor po kalon në fazën më të vështirë të konfliktit që ka nisur para 22 muajsh, e i cili është përshkuar me mizori të shumta, akuza për krime lufte dhe bllokim të ndihmave ushqimore.

“Së paku 30.000 persona jetojnë në kushte ekstreme dhe rrezikojnë të vdesin nga uria”, thekson një komunikatë e përbashkët e tri organizatave të Kombeve të Bashkuara, Fondi për Fëmijët (UNICEF), Organizata për Bujqësi dhe Ushqim (FAO) dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit