0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Mbi 2 mijë fidane do të mbillen në kryeqytet

Më të lexuarat

Komuna e Prishtinës ka ndihmuar Ndërmarrjen Publike “Hortikultura” me mekanizëm të ri për mbjelljen e fidanëve dhe luleve në qytetin e Prishtinës me qëllim që të zgjerohen sipërfaqet e gjelbra në kryeqytet.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu sot vizitoi ndërmarrjen “Hortikultura”, për të parë pajisjet e reja me të cilat për 2 vite është furnizuar kjo ndërmarrje me përkrahjen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të komunës së Prishtinës.

Ky mekanizëm i ri përfshinë pajisje për kositje, pajisje që ndihmon në mbjelljen e fidanëve, si dhe pajisje të tjera përcjellëse.

Sejdiu tha se plani i komunës është që gjatë këtij viti në tërë Prishtinën të mbillen mbi 2 mijë fidanë dhe mbi 400 mijë lule sezonale.

“Planifikimi sivjet është që të mbillen mbi 2 mijë trupa fidane dhe diku mbi 400 mijë lule sezonale në qytetin e Prishtinës. Ne sot kemi ardhur për vizitë në Ndërmarrjen Publike “Hortikultura”, për dy arsye, që të shohim këtë mekanizim të ri që ka ardhur dhe mekanizimi i cili është ble nga Drejtori e Shërbimeve Publike, por gjithashtu të shprehim një gatishmëri tonën si komunë që të përkrahim Ndërmarrjen Publike “Hortikultura”, në avancimin e saj edhe teknologjik edhe në aspektin njerëzor, në mënyrë që Prishtina të ketë më shumë fidanë, më shumë lule dhe më shumë hapësira të tjera të gjelbra”, tha ai.

Krijimi i parqeve të reja, sipas Sejdiut janë punët që do të kryhen sivjet nga komuna. Në kuadër të kësaj, ai bëri të ditur se hapësira tek salla e sportit “Një tetori”, do të shndërrohet në park dhe për këtë do të angazhohet Ndërmarrja “Hortikultura”.

Drejtori i Ndërmarrjes “Hortikultura”, Isak Rakovica tregoi se kjo ndërmarrj e në vazhdimësi mirëmban rreth 1 milion metra katrorë sipërfaqe të gjelbra. Ai deklaroi se ky mekanizëm i ri është përkrahje e fuqishme për këtë ndërmarrje derisa tregoi se është bërë edhe hapja e disa puseve të reja për ujitjen e sipërfaqeve të gjelbra.

“Ky mekanizim dhe mekanizimi që planifikojmë të vie në këtë vit do të jetënjë mbështetje e fuqishme e kësaj ndërmarrje, meqenëse kjo ndërmarrje është 100 përqind e Komunës së Prishtinës dhe kjo ndërmarrje po ashtu planifikon në bazë të planeve të veta të biznesit, në bazë të planeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike që në këtë vit t’i ketë zgjerimet e sipërfaqeve të reja gjelbëruese, po edhe ato që janë të mirëmbahen më mirë duke marrë për bazë që në vitin e kaluar Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë hapj en e një numri të konsideruar të puseve, ku realisht ka munguar një ujitje cilësore e bimëve, gjegjësisht sipërfaqeve gjelbëruese ku në të kaluarën është punuar“, tha ai.

Sejdiu dhe Rakovica vizituan edhe serat ku kultivohen lulet të cilat pastaj mbillen në tërë qytetin e Prishtinës.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit