Presidenca e Çështjeve të Xhamisë së Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) në Medine, ka raportuar se 13 mijë 565 besimtarë po e kryejnë itikafin në xhami.
Itikafi është një formë e meditimit në të cilën besimtari qëndron në xhami – përveç daljes për të kryer nevojat e domosdoshme – duke u falur dhe persijatur për madhështinë e Zotit të Gjithësisë.
Presidenca u ka ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme besimtarëve për të siguruar që janë në paqe dhe qetësi gjatë adhurimeve të tyre.
Saud Al-Saadi, drejtor i portave në Xhaminë e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), tha se praktkuesit e itikafit deri tani përfshijnë 11 mijë e 432 burra dhe 2 mijë e 143 gra.
“Presidenca ka ndarë tri fusha kryesore për burrat dhe një zonë për gratë. Ka gjithashtu udhëzues dhe punonjës në dispozicion për të shërbyer dhe ndihmuar besimtarët. Të gjithë besimtarët që hyjnë në xhami duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike në portë, ” ka shtuar Al-Saadi.
Ai shtoi se besimtarëve u është dhënë një sërë udhëzimesh që duhet të ndiqen kur të kryejnë itikafin, transmeton saudigazette.
“Ata janë të detyruar të ruajnë pastërtinë e xhamisë dhe të përmbahen nga mërzitja dhe shqetësimi i besimtarëve të tjerë. Periudha e itikafit mbaron menjëherë pas namazit të ikindisë, në natën e Fitër Bajramit. Besimtarëve nuk u lejohet të varin rrobat në dollapët ku kopjet e Kur’anit mbahen ose në muret e xhamisë, “ka theksuar Al-Saadi.
Ai ka theksuar se shërbimet online të presidencës që janë në dispozicion – kanë gjuhë të ndryshme, për të lehtësuar procesin e regjistrimit për itikaf para se të hyjnë në zonat e xhamisë.
Abdulwahid Al-Hattab, drejtor i medias dhe i marrëdhënieve me publikun në presidencë, tha se menaxhmenti ka 391 mbikëqyrëse femra të cilët janë të trajnuar për të ofruar shërbimet më të mira për adhurueset e kësaj gjinije në Xhaminë e profetit Muhamed (salallahu alejhi ue selem).
Ka gjithashtu 445 punonjës sezonalë në zonën e grave, tha ai, duke shtuar se 343 zonja pastrimi janë përgjegjëse për të siguruar që seksionet e grave janë të pastra dhe të mirëmbajtura.
“Punonjësit i ndihmojnë besimtarët që të mbushin xhaminë dhe t’i bashkojnë safat saktë gjatë namazeve të detyrueshme. Ata gjithashtu organizojnë hyrjen dhe daljen e grave në xhami”, tha Al-Hattab.
Ai shtoi se të punësuarit vendosin iftarin në 900 rreshta për besimtarët brenda xhamisë.
“Punonjëset janë në dispozicion për gratë që kryejnë itikaf dhe gratë me aftësi të kufizuara, në rast se ato kanë nevojë për ndonjë ndihmë. Menaxhmenti i grave gjithashtu siguron që besimtaret të marrin udhëzime e duhura për agjërimin, kryerjen e umrës, namazin, abdesin dhe itikafin. Shërbimet ofrohen në gjuhën arabe dhe disa gjuhë të tjera,” ka shtuar Al-Hattab./30 ditet/.