1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mbi 1 milion sirianë rrezikojnë të vdesin nga uria

Më të lexuarat

Më shumë se 1 milion sirianë rrezikojnë të vdesin nga uria. Këto shifra u bë të ditura ditën e djeshme, ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun paralajmëroi se “përdorimi i ushqimit si një armë luftë është një krim”.

Një studim i kryer për popullsinë që jetojnë të bllokuar thekson se 49 nga 52 zonat e rrethuara janë nën rrethimin e presidentit Bashar al-Assad. Dy zona të tjera janë të rrethuara nga rebelët dhe një tjetër nga militantët e Shtetit Islamik ISIS.

Pasojat më ekstreme janë ndjerë në Madaya, një zonë pranë kufirit libanez, ku vdekjet e 70 personave për shkak të urisë kanë tmerruar mbarë botën. Një kamion me ndihma nga OKB ka mbërritur mbrëmë në qytet, ku iu kanë sjellë miell dhe gjëra të tjera të domosdoshme.

Për katër muaj këta banorë kanë jetuar duke ngrënë gjethe, bar apo edhe kafshët shtëpiake. Më të moshuarit nuk arritën të mbijetojnë në këto kushte të vështira.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit