1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mbështetje për Palestinën nga Afrika e Jugut

Më të lexuarat

Në kryeqytetin legjislativ të Afrikës Jugore në Cape Town mijëra qytetarë të Afrikës së Jugut marshuan për Palestinën

JOHANESBURG (AA) – Në kryeqytetin legjislativ të Afrikës së Jugut në Cape Town mijëra qytetarë të këtij vendi marshuan për Palestinën, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra qytetarë marshuan për të protestuar kundër kufizimeve të Izraelit në kompleksin Al-Aksa.

Protestuesit mbanin në dorë pankarta me mbishkrime “Hiqe dorën nga xhamia Al-Aksa” me flamuj të Palestinës, ku nga qeveria e Afrikës së Jugut kërkuan mbylljen e ambasadës së Izraelit në këtë vend.

Organizatori i marshimit Yoonus Allie në një deklaratë për gazetarin e AA-së thotë se në marsh kanë marrë pjesë rreth 5 deri në 8 mijë persona. “Ne i dimë dhimbjet e përjetuara dhe padrejtësitë në Palestinë. Për këtë arsye mijëra persona nga Afrika e Jugut sot u takuam këtu”, tha ai.

Allie bëri të ditur se protestat e organizuara nga Fondacioni El-Jerusalem të Afrikës së Jugut dhe Këshilli Gjyqësor i Muslimanëve të Afrikës së Jugut do të vazhdojnë.

Në anën tjetër, nipi i Nelson Mandela-s, Mandla Mandela në një deklaratë për mediat lokale ka thënë se qeveria e Afrikës së Jugut duhet t’i ndërpresë marrëdhëniet me Izraelin. “Afrika e Jugut do të mbetet gjithmonë në solidaritet me Palestinën”, ka thënë ai.

Policia izraelite, më 14 korrik vrau 3 palestinezë me pretendimin se kanë kryer sulm të armatosur në xhaminë Al-Aksa kurse dy policë të plagosur izraelitë në këtë rast kanë humbur jetën në spital.

Pas kësaj forcat izraelite i mbyllën dyert e Al-Aksës. Pas dy dite, më 16 korrik diën e diell, duke hapur dyert e saj Izraeli vendosi detektorë metalikë.

Këshilli i Sigurisë në Izrael 4 ditë më parë mori vendimin për largimin e detektorëve të metalit nga dyert e Al-Aksës, kurse mbrëmë mori vendimin e heqjes së barrierave të hekurit nga portat e Xhamisë Al Aksa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit