-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mbërrin në Kosovë kontingjenti turk si pjesë e KFOR-it

Më të lexuarat

Zëvëndësimi i trupave italiane si pjesë e Forcave Rezervë

Kontingjenti turk ka mbërritur në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, raporton Anadolu.

Siç njoftoi KFOR-i, kontingjenti turk do të zëvendësojë njësinë e trupave italiane që më parë ishte vendosur si pjesë e Forcave Rezervë të caktuar për KFOR-in.

“Dislokimi i kontigjentit turk pasqyron përkushtimin e vendosur të KFOR-it për të vazhduar të ofrojë një mjedis të sigurt për mirëqenien e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e OKB-së bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 të vitit 1999”, thuhet në njoftim.

Shtohet se është gjithashtu një demonstrim tjetër konkret i përkushtimit të vazhdueshëm të NATO-s për sigurinë e përhershme në Kosovë dhe stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit