-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mbajtjet publike të qëndrimeve: Pse janë të pashmangshme dhe të nevojshme për hoxhallarët?! – Hoxhë Neki Kaloshi

Më të lexuarat

Kujtesë dhe ftesë publike besimtarë dhe besimtare, bashkëqytetarë dhe bashkëkombës!

Mbajtjet publike të qëndrimeve shpesh janë të pashmangshme, madje shumë të nevojshme, në detyrën tonë si hoxhallarë. Përkujtojmë dhe këshillojmë përmes reagimeve tona, sjellim në veshët e mendjen e njerëzve fjalën kur’anore dhe profetike, ndërgjegjësojmë dhe ndërgjegjësohemi me të.

Veprimet vetjake të njerëzve kanë ndikim në një formë a në një tjetër mbi shoqërinë, dhe kur ato bëhen hapur, të organizuara, shoqëria duhet ta bëjë të qartë pozicionin e saj, për të mos u rrëmbyer nga valë që nuk dihet se në ç’breg të nxjerrin. Një shoqëri e fjetur ndaj së keqes nuk duhet të vajtojë e të shkulë flokët nesër, kur të paguajë për çmimin e saj me gjëma njerëzore.

Felëshuesit e Deçanit nuk meritojnë as edhe një moment të vetëm vëmendjeje në aspektin personal. Ndërkohë, palaçollëku i tyre në sy të njerëzve, një ligësi shpirtkatranësh, nuk mund të lihet të kalojë si një fenomen aksidental në një taban me themele të shëndosha. Ka shumë aspekte nga mund ta shohësh këtë ndyrësi faqezinjsh, si sfidë ndaj një mjedisi të qetë e me bashkëjetesë të mirë pikërisht në saje të shumicës muslimane të popullsisë sonë këtej dhe përtej kufirit.

Një kujtesë dhe një ftesë, përmes ajetesh të Kur’anit, vijon këtu, së pari për deçanasit që po i bien hasha vatanit duke i shërbyer me zell dushmanit – a ka më mirë se ta zaptosh një shoqëri duke e shembur nga brenda?! Por, në thelb e në qëllim, kujtesa nga vargjet e sures esh-Shu’ara është për çdokënd!

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

  1. Zoti im, më dhuro urtësi dhe më bashko me të mirët!
  2. Më bëj përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas,
  3. më bëj prej trashëguesve të xhennetit të begatshëm.
  4. Dhe fale babain tim, se ai vërtet ishte nga ata të humburit,
  5. e mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen.
  6. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët

Imam Neki Kaloshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit