1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mbajti fjalimin në shqip, Xhaferi: Nuk shkela Kushtetutën në Bruksel, është e drejta ime natyrore

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut Talat Xhaferi është shprehur se nuk e ka shkelur Kushtetutën duke folur shqip në Komitetin për Punë të Jashtme në Bruksel në kuadër të Samitit “Parlamenti Evropian – Ballkani Perëndimor”.

“Përdora të drejtën time natyrore. Pavarësisht se në cilën gjuhë bisedova, unë përfaqësove Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Xhaferi.

Xhaferri shtoi se Kushtetuta “fleksibël” dhe nuk rekomandon dhe kufizon përdorim të së drejtës natyrore. Sipas tij, përdorimi i gjuhës amtare është edhe në nivel ndërkombëtar.null

“Unë atje përfaqësoja Kuvendin dhe shtetin”, tha Xhaferi duke shtuar se e drejta e tij është që ta përdorë gjuhën që zotëron më mirë. /abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit