1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Mbahet trajnimi i dytë me radhë për imamë dhe hatibë 

Më të lexuarat

Mbahet trajnimi i dytë me radhë për imamë dhe hatibë 

 

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, sot filloi trajnimi i dytë me radhë për imamë dhe hatibë. 
Në hapje të këtij trajnimi, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, falënderoi Ministrinë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve, duke thënë se ky ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin profesional të imamëve dhe hatibëve. 
“Bashkësia Islame e Kosovës krenohet me imamët e saj që historikisht kanë bartur mbi supet e tyre amanetin e Resulullahut a.s. me sinqeritet dhe korrektësi për shekuj me radhë”, tha ndër të tjera kryeimami Sahiti.
Ai gjithashtu potencoi edhe faktin se Bashkësia Islame e Kosovës është e përkushtuar në organizimin e trajnimeve të tilla për kuadrin fetar edhe në të ardhmen. 
Përfaqësuesi i Ministrisë së Çështjeve të Arabisë Saudite, dr. Muhamed bin Hasen al Shihri, fillimisht përshëndeti imamët e pranishëm, e më pas theksoi interesimin dhe përkushtimin e ministrit të Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif al Sheikh, për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.
Muhamed al Shihri para imamëve të pranishëm ligjëroi mbi mirësitë e Islamit, më konkretisht nga libri “Perla koncize të virtyteve të fesë islame”. 
Ai tha se Islami është një fe e mëshirës, tolerancës, bashkëpunimit dhe unitetit. Ai konsiderohet si mëshirë për të gjithë pa dallim. 
Ky trajnim do të vazhdojë edhe nesër dhe në fund të tij, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit