Spanja mbajti në Madrid samitin e parë ndërqeveritar me shtetin e Palestinës, të cilin e njohu zyrtarisht më 28 maj.
Në samitin e mbajtur në rezidencën Moncloa delegacionet u kryesuan nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanhez, dhe kryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Muhammed Mustafa.
Në samit ishin të pranishëm ministrat e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit, Punëve të Brendshme, Punës dhe Ekonomisë Sociale, Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë dhe Fëmijëve të Spanjës, si dhe ministrat e Punës, të Punëve të Brendshme dhe të Arsimit të Palestinës.
Fakti që një samit ndërqeveritar me Palestinën u zhvillua për herë të parë midis vendeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe se ai u zhvillua gjatë periudhës kur Izraeli po kryen gjenocid në territoret e pushtuara palestineze, nxori në pah më shumë mesazhin diplomatik të samitit dhe jo përmbajtjen e saj.
Pasi SHBA-ja vendosi veton për herë të katërt ndaj projektrezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që përfshinte armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Rripin e Gazës, samiti ndërqeveritar i nivelit më të lartë të Spanjës me Palestinën përforcoi mbështetjen e saj për Palestinën.
Në kuadër të samitit, ku nuk u mbajt konferencë për media dhe u lejuan vetëm foto, qeveria spanjolle dhe ajo palestineze nënshkruan memorandum që synon të forcojë bashkëpunimin në fushën e punës dhe arsimit.
/trt BALLKAN/