Edicioni i 4 i Panairit “The Halal Expo 2018” Australia u zhvillua ne datat 10-11 shkurt, ne Rosehill Gardens ne Sidnei, ku morën pjese një numër i madh biznesesh, te cilat reklamuan produktet dhe shërbimet e tyre hallall.
Panairi u hap nga Myftiu i Australisë, Dr. Ibrahim Ebu Muhamed dhe ne konferencën e hapjes morën pjesë një numër i madh ekspertesh kombëtare dhe ndërkombëtare te industrisë hallall, si dhe Ministria e Multikulturalizmit.
Si fillim panairi ka nisur ne vitin 2015, ku pati edhe lëvizje anti hallall nga një minoritet racistesh, por me pas ky panair u shndërrua ne mënyrë te shpejte në një event vjetor te suksesshëm.
“The Halal Expo Australia 2018” përshinte bizneset dhe shërbimet hallall në Ushqime e Pije; Finance, Investime & Banke; Art & Kulture; Mode, Kozmetike & Aksesore; Produkte bukurie & Shëndeti; Stil jete & Mirëqenie; Farmaceutike & Produkte Bimore, Projekte Individuale & Tregtare; Udhëtim & Turizëm; Inovacion & Teknologji; Edukim, Kërkime & Zhvillim.