20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

16-vjeçaren shqiptare e përplas treni, dyshohet vetë vrasje

Më të lexuarat

Një 16-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në Pordenone, Veneto të Italisë. Sipas mediave italiane, vajza po ecte mbi shinat e trenit, kur u përplas për vdekje.

Vajza, identiteti i të cilës nuk dihet, mësohet se jetonte dhe shkonte në shkollë në Pordenone.

Dëshmitarë thanë se e kishin parë adoleshenten vetëm pak sekonda para ngjarjes së rëndë pranë binarëve.

Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Autoritetet italiane mësohet se kanë nisur hetimet. Nuk përjashtohet mundësi që ngjarja mund të ketë qenë e vullnetshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit