1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mbahet ceremonia përkujtimore, kryeministrja e Zelandës së Re përshëndet me “Salam Alejkum”

Më të lexuarat

Në Zelandën e Re u mbajt Ceremonia Kombëtare e Përkujtimit në kujtim të 50 personave që humbën jetën në sulmin terrorist të kryer mbi xhamitë Al Noor dhe Linwood në Christchurch.

Sipas Radios së Zelandës së Re, në Hagley Park në Christchurch u zhvillua një ceremoni ku morën pjesë guvernatorja e përgjithshme e Zelandës së Re, Patsy Reddy, kryeministrja Jacinda Ardern, kryeministri i Australisë Scott Morrison, artistët Yusuf İslam, Marlon Williams, Holly Smith, Teeks si dhe përfaqësues nga 59 shtete.

Në ceremoninë përkujtimore ku morën pjesë rreth 25 mijë persona u përjetuan momente emocionale gjatë leximit një e nga një të emrave të personave që humbën jetën në sulmet ndaj xhamive Al Noor dhe Linwood.

Ardern: “Bota është e bllokuar në ciklin e ekstremeve që sjellin ekstremizma, kjo duhet të mbarojë”

Kryeministrja e Zelandës së Re, Ardern ka mbajtur një fjalim i cili ka filluar në gjuhën Maori të popullatës vendase të Zelandës së Re dhe ky fjalim është duartrokitur në këmbë nga të pranishmit. Ardern në fjalën e saj tha se “Bota është e bllokuar në ciklin e ekstremeve që sjellin ekstremizma, kjo duhet të mbarojë”.

Pasi ka bërë të ditur se janë mbledhur sërish pas 14 ditësh nga dita më e errët në historinë e vendit, Ardern tha se “Ne nuk mund t’i përballojmë këto probleme vetëm, askush prej nesh nuk mundet. Përgjigjja e tyre bazohet në një koncept të thjeshtë që nuk mbështetet në origjinën etnike, bazën e fuqisë dhe madje të cilët nuk bazohen, nuk kufizohen me kufijtë e brendshëm të formave qeveritare. Kjo përgjigje qëndron në ndërgjegjen tonë njerëzore”.

Në fjalimin e saj Ardern tha se nuk gjen asnjë fjalë që të lehtësojë dhimbjet e viktimave të terrorizmit dhe tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e përshëndetjes “Esselamu alejkum’’.

“Cilat fjalë mund t’i shprehë mjaftueshëm për dhimbjet e 50 burrave, grave dhe fëmijëve? Cilat fjalë mund të përfshijnë problemet e komunitetit tonë musliman që janë në objektivin e urrejtjes dhe dhunës? Cilat fjalë mund të shpjegojnë pikëllimin e një qyteti që ka përjetuar dhimbje më parë? Erdha këtu dhe jam përballur me një përshëndetje të thjeshtë. Esselamu alejkum; paqja qoftë me ju”, tha Ardern.

Ndërsa Farid Ahmed i cili ka humbur bashkëshorten në sulmin terrorist ndaj xhamisë Al Noor dhe i cili në ceremoninë përkujtimore ka përsëritur se e ka falur terroristin, tha: “Dua një zemër që të jetë plot me kujdes dhe dhembshuri, që të falë bujarisht. Kjo zemër nuk dëshiron humbjen e jetëve të tjerë, kjo zemër nuk dëshiron që dhimbjet që unë kam vuajtur t’i vuajnë edhe njerëz të tjerë. Për këtë arsye kam zgjedhur paqen, dashurinë dhe e kam falur”.

Në sulmin terrorist më 15 mars në xhamitë Al Noor dhe Linwood në Christchurch të Zelandës së Re humbën jetën 50 persona, përfshirë qytetarë nga Pakistanini, Bangladeshi, Indonezia, Egjipti dhe vende të tjera.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit