Mërgim Mavraj ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë edhe për një kohë larg fushave.
Mbrojtësi i Hamburgut dhe Kombëtares shqiptare ka munguar në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij.
Ai thotë se po punon shumë që të bëhet gati për ndeshjen me Italinë, por sipas tij do të jetë e vështirë.
“Periudhë e vështirë pas dëmtimit në një moment shumë delikat si për Klubin ashtu edhe për Kombëtaren. Po bëhet maksimumi për rikuperimin, por tepër e vështirë për tu rikthyer në kohë për Kombëtaren”, ka shkruar Mavraj në facebook.
Mavraj është njëri prej lojtarëve kryesor te Shqipëria, ndërsa pas dy javësh kombëtarja kuqezi ka ndeshje me Italinë në Palermo.