32-vjeçari shqiptar, Mërgim Mavraj, me shumë vite eksperiencë në kampionatin gjerman, deklaroi për mediet shqiptare se përveç ekipeve në Gjermani dhe Itali, është në bisedime edhe me klubet nga Greqia…
“Gazzetta.gr” foli me qendërmbrojtësin me përvojë, ku u diskutua për të ardhmen e lojtarit kuqezi:
“Tani unë nuk mund të konfirmoj apo mohoj asgjë. Nuk do të them nëse kam diçka përfundimtare.
Presim zhvillime nga Greqia në ditët në vijim.
Besoj se vendi juaj do të jetë më i shpejtë në arritjen e akordeve dhe gjetjes së gjuhës së përbashkët”, u shpreh Mavraj.
Flitet se shqiptari 32-vjeçar me shumë gjasa do t’i bashkohet Aris së Selanikut.