2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mattis ngrin vendimin e Trumpit që ndalon transseksualët në ushtri

Më të lexuarat

Përqendrimi ynë gjithnjë duhet të jetë në më të mirën për ushtrinë tonë dhe efektshmërinë luftarake të saj, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis

UASHINGTON (AA) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis tha të martën se ushtarët transseksual mund të vazhdojnë të shërbejnë në ushtri, ndërkohë që po kryhet një analizë e urdhërit të presidentit Donald Trump për t’i penguar ata që të shërbejnë në forcat e armatosura, raporton Anadolu Agency (AA).

Mattis konfirmoi të ketë pranuar udhëzimet e presidentit, por tha se do të ngrit një panel ekspertësh nga Pentagoni dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të cilët do të duhet të analizojnë zbatimin e direktivës së Trumpit.

“Përqendrimi ynë gjithnjë duhet të jetë në më të mirën për ushtrinë tonë dhe efektshmërinë luftarake të saj që do të çojë në fitore në fushëbetejë”, tha Mattis në një deklaratë të shkruar.

Në komuikatën e tij, Mattis thotë se anëtarët aktiv, do të vazhdojnë të shërbejnë në ushtri.

Reagimi i tij u bë pasi paraprakisht Trump vendosi të rinovojë ndalesën për rekrutim në ushtri të personave transseksual, të cilën për herë të parë e bëri në korrik, me çka i ktheu shpinën politikës së ish presidentit Barack Obama.

“Pas konsultimeve me gjeneralët e mi dhe ekspertët ushtarakë, ju informoj se administrata e Shteteve të Bashkuara nuk do të pranojë ose lejojë individët transseksual të shërbejnë në asnjë nga kapacitetet e ushtrisë amerikane”, tha Trump më 26 korrik.

Shumë nga Pentagoni u shfaqën të befasuar nga njoftimi.

Ndërsa Trump pohoi se anëtarët e shërbimit transseksual i shkaktojnë Pentagonit “shpenzime të jashtëzakonshme mjekësore”, korporata Rand në një studim të porositur nga Pentagoni vlerësoi se këto kosto do të arrijnë në mes të 2.4 milionë dhe 8.4 milionë dollarë në vit.

Për ta vënë atë në perspektivë, Military Times shkruan se ushtria amerikane shpenzon 41.6 milionë dollarë në vit në Viagra.

Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis tha se rekomandimet e panelit të ekspertëve lidhur me ndalesën do t’i prezantohen presidentit Trump.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit